Në një postim, që shumë e lexuan si një dritare shprese mes tensioneve të raportuara, motra e Brooklyn Beckham, Harper Beckham, i kushtoi atij një dedikim publik për Shën Valentin. Në një foto familjare ku shfaqen edhe vëllezërit Romeo dhe Cruz, Harper shkroi: “Ju dua të gjithëve aq shumë sa fjalët nuk mund ta përshkruajnë”, duke i bërë tag vëllezërve të saj të mëdhenj.
Një gjest i thjeshtë, por me peshë, në një kohë kur mediat ndërkombëtare kanë raportuar për një ftohje të marrëdhënieve mes Brooklyn dhe pjesës tjetër të familjes. Kjo nuk ishte e vetmja foto që Harper publikoi. Në një tjetër dedikim, të ripostuar edhe nga Victoria, vërehej një foto e 4 fëmijëve me mbishkrimin:
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për vëllain tim të mirë në gjithë botën x,” me në sfond këngën “Girls don’t cry”.
Raportet konfliktuale në familjen Beckham u intensifikuan kur Brooklyn akuzoi familjen se veç të tjerash, e kishin “përjashtuar” në heshtje, për motive që sipas tij dihen tashmë. Megjithatë, mes gjithë narrativave kontradiktore, dedikimi i Harper-it sjell një ton më të butë, por a do ta “zbusë” kjo Brooklyn?
Urojmë që këto fjalë të thjeshta dashurie, të jenë një kujtesë se përtej titujve dhe interpretimeve, lidhjet mes motrës dhe vëllezërve mbeten të forta.








