Një debat i tensionuar ka përfshirë shtëpinë, ku G-Bani ka shpërthyer ndaj Danja Kokës me akuza dhe fjalë të rënda. Ai pretendon se ka marrë kërcënime nga persona të afërt me të dhe ka theksuar se, pavarësisht gjithçkaje, nuk e ka prekur kurrë!
“Edhe të më vrasin jashtë prej teje, kam marrë kërcënime prej teje, as të kam prekur me dorë dhe asgjë. Ty të kanë prekur meshkujt e shtëpisë,” është shprehur ai, duke e akuzuar Danjën për situata të ndryshme brenda shtëpisë.
G-Bani ka vijuar akuzat, duke e quajtur atë mashtruese dhe duke e sfiduar mbi raportet e saj me banorë të tjerë. Ai e ka pyetur drejtpërdrejt për marrëdhënien me Jozin:
“Çfarë ke bërë me Jozin?”
Danja, nga ana tjetër, ka refuzuar të japë përgjigje, duke e larguar me fjalët:
“Ik, ik, nuk flas me njerëz të sëmurë.”
Reagimi i G-Banit ka qenë edhe më i ashpër pas kësaj deklarate, duke e cilësuar atë si “mashtruese, e pacipë, e paturp.”