Maite Perroni është një nga aktoret më të famshme të telenovelave meksikane. Në Shqipëri ajo është bërë mjaft e njohur me rolin e Mariçuit. Megjithatë, karriera e saj ka nisur në një serial për adoleshentë “Rebelde”, që është ndjekur së tepërmi. Në rolin e Lupitës, aktorja ka patur në kast edhe Ponchon, i cili luante rolin e Migelit. Dyshja ka ruajtur marrëdhënia mjaft të mira bashkë me sa duket, pasi shpesh publikojnë foto me njëri-tjetrin dhe deklarata të ndryshme. Por fansat kanë aluduar që mes tyre ka diçka më shumë se shoqëria dhe janë shprehur mjaft entuziastë për këtë. Dy aktorët nuk kanë reaguar ndaj komenteve të tyre, por vazhdojnë miqësinë të pashqetësuar.