Në një reality show, kufiri mes jetës publike dhe asaj private shpesh zhduket dhe historia e fundit që rrethon Mirin në Big Brother VIP Albania e dëshmon këtë qartë. Deklaratat e Selinës, të cilat sugjeronin se jashtë formatit “marrëdhënia e Mirit nuk është korrekte”, kanë ndezur një debat të ri mbi martesën e tij, duke e zhvendosur vëmendjen nga loja drejt jetës personale të artistit.
Në një moment që u perceptua si një rrëfim i drejtpërdrejtë, Selina u shpreh: “Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte”, një fjali që u interpretua si pikënisja e dyshimeve publike dhe reagimeve të forta mes banorëve dhe ndjekësve.
Përgjigjja erdhi menjëherë nga jashtë ekranit, përmes partneres së tij, e cila zgjodhi një gjuhë të qetë, por të fortë simbolikisht. Në një video që u shpërnda në rrjetet sociale, ajo ironizoi situatën duke treguar unzën e martesësme një mbishkrim:
“Po: Ti do me kap ‘Prime-in’ në kurrizin e martesës sime”, shoqëruar me një emoji gjarpri dhe duke theksuar njëkohësisht besimin te lidhja e tyre:
“Unë kapa zemrën e burrit tim para një dekade” dhe duke e mbyllur mesazhin me një dedikim: “Të dua përgjithmonë❤️ Schatzi im”.
Në këtë fazë të lojës, mes dyshimeve, mbrojtjes dhe perceptimit të audiencës, një pyetje mbetet pezull, sa mund të mbijetojë një marrëdhënie kur bëhet pjesë e ekranit të një reality-show?








