Një intervistë që do të shkaktojë jo pak bujë kjo e fundit e Princ Harry-t të Britanisë së Madhe. Trashëgimtari i familjes mbretërore tha hapur se askush nga familja e tij nuk po “vdes” nga dëshira për të marrë fronin. “Nuk besoj se ka njeri në familjen tonë që dëshiron të bëhet mbret a mbretëreshë”, u shpreh ai. Më tej Harry tha se kjo është një detyrë pa dyshim me shumë privilegj dhe “në të mirë të popullit dhe jo ambicie profesionale”. “Është e vështirë të ruash ekuilibrat. Nuk duam të prishim magjinë. Populli britanik dhe e gjithë bota kanë nevojë për institucione si këto”, tha ai./ revistawho.com