Hyrja e Ilir Shaqiri në Ferma VIP 3 ka sjellë menjëherë tension dhe përplasje të forta.
Ai u përfshi në një debat të ashpër me Akilin, pasi ky i fundit e ndërpreu gjatë një bisede duke u kthyer për të diskutuar me Sara. Ky veprim u konsiderua mungesë respekti nga Iliri, i cili reagoi menjëherë.
“Ke bërë një budallik shumë të madh,” i tha ai, ndërsa Akili iu përgjigj me ironi: “Unë për budalliqe njihem.” Iliri nuk hezitoi t’ia kthente: “Atëherë do dalësh me kupën e budallait në dorë.” Akili tentoi ta marrë me sportivitet: “Le ta kem, të paktën është një kupë ndryshe.”
Megjithatë, situata u seriozua kur Iliri i dha një “leksion” për sjelljen, duke theksuar rëndësinë e respektit në komunikim dhe duke e paralajmëruar të mos e përsërisë më një veprim të tillë.
“Kur flet me dikë, qofsha unë apo një tjetër, ti nuk mund ta ndërpresësh muhabetin me mua dhe të flasësh me dikë tjetër. Është injorancë sepse je duke folur me mua, jam më i madh, kam ardhur të të mësoj një gjë, dhe e treta ki pak respekt se je duke folur me mua, dhe del shumë keq te të gjithë këta që po të shohin.”








