Së shpejti në Klan Plus do të nisë transmetimi i serialit më të suksesshëm turk të momentit, “Içerde” (I infiltruari). Lajmi është konfirmuar nga drejtori i programacionit në TV Klan, Albert Dumani dhe nga kompania e produksionit “Ay Yapim”. Seriali “Içerde” ka nisur transmetimin e tij në Turqi në shtator të 2016-ës dhe është renditur në serialet më të shikuar në vend. Në të do të luajnë aktorët të cilët i njohim nëpërmjet serialeve që janë transmetuar në Shqipëri, si aktori Aras Bulut Iynemli i njohur si “Sarp” në serialin “Maral”, Damla Colbay e njohur si “Demet” në serialin “Diamante dhe dashuri”, Çetin Tekindor i njohur si “Nazif Kara” në serialin “Karadayi”, por edhe aktorë të tjerë shumë të njohur në Turqi si Çağatay Ulusoy dhe Bensu Soral. “Sarpin” dhe “Demetin” do t’i shohim për herë të parë së bashku. Ata do i kenë emrat Mert dhe Ejlem. Sipas Tvklan.al seriali pritet të fillojë së shpejti.