A është kjo një përgjigje për romancën e re të ish të dashurit të saj? Pas thashethemeve që pushtuan mediat rozë se ish i dashuri i Demi Lovato ishte rikthyer me ish të dashurën e tij Minka Kelly, këngëtarja ka përdorur rrjetin social “Twitter” për të bërë një mesazh të mistershëm.
“Duhet të jesh i ndershëm me veten tënde para se të jesh me njerëzit e tjerë”, ka shkruar Demi. A ka të bëjë ky postim me Wilmer? A tregon ky mesazh që ajo ende nuk e ka harruar atë? A mendon ajo se lëvizjet e të dashurit janë shumë të shpejta?
Pavarësisht se Lovato nuk ka dhënë asnjë shpjegim më tepër, fansat kanë nisur të spekulojnë se ky mesazh i drejtohet pikërisht ish të dashurit të saj, pasi postimi vjen menjëherë pas lajmit se ai kishte krijuar një romancë të re.