Aktori Bruce Willis është diagnostikuar me demencë frontotemporale. Prej të paktën dy vjetësh ai ndodhet nën kujdesin e familjarëve që s’e kanë lënë për asnjë moment vetëm gjatë kësaj periudhe të vështirë. Gruaja dhe fëmijët e tij tregojnë shpesh përmes rrjeteve sociale gjendjen e aktorit, por edhe ish-bashkëshortja e tij, Demi Moore që pavarësisht se është divorcuar prej aktorit mbi 30 vjet më parë, vazhdon të qëndrojë pranë tij.
“Ta shohë Bruce-n që të kalojë kaq shumë vështirësi e ka mësuar Demi-n si të luftojë. Është paksa e hidhur, por edhe frymëzuese. Ajo e admiron shumë Bruce-n dhe po e përgatit veten për lamtumirën emocionale”, thonë burime pranë tyre.








