Një serial i ri ka nisur përgatitjet në Turqi. Seriali do të mbajë titullin “Nizami Alem” dhe në role kryesore do të jenë Bugra Gulsoy dhe Leyla Lydia Tugutlu. Të dy këta aktorë i kemi parë bashkë edhe në serialin shumë të ndjekur “Bija ime”, i transmetuar vitin e kaluar në TV Klan, ku luanin rolin e Demirit dhe Xhandanit. Këtë vit dyshja do të ribashkohet për serialin “Nizami Alem”, një seriali historik ku Bugra Gulsoy do të ketë rolin e një sulltani. Pjesë e serialit do të jenë edhe aktorët Ekin Koç dhe Sevda Erginci. Seriali do të nisë transmetimin nga shtatori në kanalin turk TRT1./revistawho.com