Demir habitet kur papritur në kompani vjen ish-e fejuara e tij, Ejlyl. Demir përballet me të shkuarën dhe përpiqet të parandalojë që kjo situatë të reflektojë në marrëdhënien e tij me Selinën. Selin e sheh që Demir është i shqetësuar, por nuk e di të vërtetën. Ardhja e Ejlylit në kompani shkakton kuriozitet. Demir ka frikë se do e humbasë Selinën dhe gjendet në një situatë të vështirë. Ata planifikojnë të kalojnë një fundjavë vetëm në shtëpinë e tyre, por surpriza të ndryshme i presin.







