Nuk mbarojnë dënimet për Olsin, Ervinin dhe Damianon, shkak sherri i tyre. Në fillim të shfaqjes iu komunikua se kalojnë direkt në televotim, por dënimin më të rëndë do e marrin gjatë javës. Arbana u kërkoi tre djemve të shkojnë në shtëpinë e beqarëve, aty ku u tha se do të jetojnë të tre gjatë kësaj jave, larg partnereve. Por nuk mbaron me kaq. Ata duhet të bëjnë punë çdo ditë, të lajnë rroba, të hekurosin etj dhe do të përballen me kushte burgu. Sa do t’ja dalin na mbetet të shohim./revistawho.com







