Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dënohet hajduti i Adelina Tahirit, ja si ndodhi ngjarja

14/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dënohet hajduti i Adelina Tahirit, ja si ndodhi ngjarja

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg një 19-vjeçar, të akuzuar për “mashtrimin” e këngëtares shqiptare nga Shkupi, Adelina Tahiri.
I riu Aleks Manaj ka shpërdoruar besimin e këngëtares, së cilës i ka ofruar ndihmë për t’i parkuar automjetin e saj “Volkswagen Passat”.





Pas ndalimit rezultoi se Manaj nuk kishte patentë për drejtim mjeti. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ishBllokut në Tiranë në mars të këtij viti, kohë kur këngëtarja ishte e angazhuar në një spektakël televiziv në Shqipëri.

Gjykimi i 19-vjeçarit përfundoi në një seancë të vetme të zhvilluar në muajin korrik. Ai u shpall i fajshëm për dy vepra penale, atë të “mashtrimit” dhe “drejtimit të mjetit në gjendje të parregullt”.


Në fazën e konkluzioneve përfundimtare, Prokuroria kërkoi një dënim me 2 vjet burg për të pandehurin Manaj, ndërsa i pandehuri kërkoi dënim të butë dhe pezullim të dënimit me burg.

NGJARJA

Referuar vendimit të zbardhur të gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, ngjarja nga e cila u dëmtua këngëtarja Tahiri është shënuar më 16 mars 2016. Në orën 20:30 të kësaj date, shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë nr.6 Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Aleks Manaj. Prangosja e tij është bërë për faktin se në të njëjtën ditë ai kishte mashtruar këngëtaren Adelina Tahiri se do t’i parkonte makinën e saj, me targa KS 9512AJ, tip “Volkswagen” në afërsi të “V…”, tek ish-Blloku, por ia ka marrë asaj këtë mjet dhe është larguar.

Sipas vendimit, ndalimi i tij është bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore, në afërsi të pallatit me shigjeta. Në momentin ndalimit, ai po drejtonte mjetin e marrë përmes mashtrimit dhe pa pasur leje për drejtim automjeti.

“Shtetasja Adelina Tahiri kishte ardhur me këtë mjet nga Shkupi ku ajo banon, pasi kishte një projekt pune me televizionin ‘Klan’. Pasi kishte shkuar tek ‘V…’, shtetasi Aleks Manaj i ishte afruar, duke i thënë t’i jepte çelësat se do ta parkonte ai makinën. Këtë veprim Manaj e kishte kryer dhe herë të tjera, por më pas ia kishte vjedhur dhe ishte larguar”, rrëfehej ngjarja në vendimin e Gjykatës.

Në kuadër të hetimit të çështjes është kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nëse i pandehuri është i pajisur me leje drejtimi për mjete. Disa ditë më vonë, DPSHTRR ka përcjellë një përgjigje negative, sipas së cilës Aleks Manaj nuk kishte leje drejtimi automjeti apo motomjeti.

ARSYETIMI

Në vendimin përfundimtar, Gjykata arsyetonte se nga gjykimi kishte rezultuar e provuar se i pandehuri Aleks Manaj ka mashtruar këngëtaren Tahiri, duke i ofruar ndihmë për parkimin e më pas është larguar bashkë me të, si dhe fakti se ai nuk zotëronte patentë. Në caktimin e masës së dënimit, Gjykata mbajti parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës dhe të të pandehurit, faktin që i pandehuri ishte i dënuar me parë, gjendjen e tij familjare, si dhe pendimin e tij të thellë për veprën e kryer./Panorama./

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Ndahet çifti i njohur pas shumë vitesh martesë

Ndahet çifti i njohur pas shumë vitesh martesë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera