Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Denoncimi i Florent Boshnjakut: Më kanë vjedhur këngën

03/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Denoncimi i Florent Boshnjakut: Më kanë vjedhur këngën

Kompozitori i njohur Florent Boshnjaku ka denoncuar hapur kompaninë muzikore OnAir. Në një status në ‘Facebook’ ai sqaron për të gjithë se e ka denoncuar këtë kompani që ia ka shitur të drejtat e këngës që ai ka kompozuar për Nora Istrefin në 2004 një këngëtareje turke, pa e vënë në dijeni dhe pa u shpërblyer në vlerë monetare për punën e tij.





“Te dashtun Miq. Nje lajm per ju dhe gjithe mediat sidomos per koleget. Kengetarja e njohur Turke Sila ka publikuar para 4 dite kengen me te re ‘Afitap” si singel qe i paraprine albumit te saje. Muzika e kesaj kenge eshte e punuar nga une dhe eshte publikuar nga Sony Music Turkey https://www.sonymusic.com.tr/silanin-afitapi-dinleyicilerle-bulustu/ Ne kete link mundeni me e pa edhe emrin tim si autor i Muzikes.Per mua nje nder i madhe dhe nje gjurme ne rrugetimin tim muzikor Kenga ne origjinal eshte kenduar nga Nora Istrefi ne vitin 2004 dhe me tekst nga Arsim Bunjaku ,e gjitha tingellon shume bukur tani ne perpunim (mund ta ndegjoni ne linkun siper apo ne youtube) POR kenga eshte licencuar pa e ditur une nga Kompania ONair music e regjistruar si biznes Onair media sh.p.k (te cilet nje vit me pare me kontaktuan per bisede por kurre me nuk jane lajmeruar per kete pune)kompani e cila ka keqperdore ne maksimum drejten e autorit jo vetem ne licencim por edhe ne perfitim te drejtes se autorit,pagesen e kane pranuar nje vit me pare por qe nuk kane treguar dhe nuk jane lajmeruar dhe kane pervetesuar 100 % shumen nga licencimi ,por jane munduar te pervetesojne pa dijenine time poashtu edhe te drejten e autorit. Une jam kontaktuar nga kompania Turke me te cilet eshte skjaruar e tera dhe ne fund ne menyre te rregullt kemi nenshkruar kontrate per te drejten e autorit (arsyeja se pse jam kontaktu sepse eshte deshte nenshkrimi im per publikim te kenges dhe kompania Onair music regjistruar si biznes ONair media sh.p.k nuk i jane lajmeruar me kompanise Turke ). Ky rast eshte lajmeruar ne Policine e Kosove si dhe gjitha organet tjera te drejtesise .Shpresoj qe ky rast eshte momenti me i mire qe e drejta e autorit te filloje te realizohet per autoret ne fushen e muzikes. Ka shume vite qe jam duke u munduar qe e drejta e autorit te funksionoje ne vendin tone ,kam folur shume kam investuar shume ,dhe gjithqka qe kjo te realizohet ,ende ka shume pengesa por si po duket ky do te jete rasti i pare per kete vit dhe uroj qe koleget ta marrin shume me seriozitet punen e autorsise sepse nuk po dihet se cka eshte duke ndoodhe ne kete vend dhe secili pretendon autorsine dhe eshte titullar (pronar) i kenges (edhe dikush qe vetem e publikon videon ne youtube pretendon 100% pronesine e kenges) .Poashtu shfrytezuesit nuk jane te interesuar shume qe se paku ligjerisht te rregullohet kjo pune,por si po duket si gjithmon dikush nga ‘ jashte’ po na rregullon oborrin tone . Ju lutem ta shprendani kete postim per ngritje te vetedijes per rrespektimin e drejtes se autorit ne fushen e muzikes. Faleminderit Florenti”-ka shkruar ai në ‘Facebook’.


Tags: denoncimflorent boshnjaku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
Ja çfarë e rrit inteligjencën

Ja çfarë e rrit inteligjencën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera