Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Denoncimi ndaj Herion Mustafaraj-t: Elton Ilirjani rrëfen si nisi konflikti për Parashqevinë

02/01/2025
in Breaking News
Reading Time: 4 mins read
A A
Denoncimi ndaj Herion Mustafaraj-t: Elton Ilirjani rrëfen si nisi konflikti për Parashqevinë

Një ngjarje e ndërlikuar ka përfshirë këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku, familjen e saj dhe aktorin Herion Mustafaraj. Aktori u akuzua nga familjarët e saj se ka hyrë në dhomën e hotelit ku po qëndronte Parashqevia, pa lejen e tyre.





Pas shumë deklaratash publike nga të dyja palët, Elton Ilirjani, biznesmeni që ka ndihmuar Parashqevinë gjatë javëve të fundit, ndau një reagim të gjatë për të sqaruar atë që ka ndodhur.

“Kanë qenë dy ditë të vështira dhe me shumë ngjarje. Të gjithë e kanë parë në media se çfarë ka ndodhur mes familjes Simaku dhe Herion Mustafarajt. Është një situatë e komplikuar e cila më shumë ka lindur nga keqkuptimi. Nuk mendoj që ka pasur keqdashësi nga të dyja anët. Unë jam në mes dhe më ka interesuar vetëm mirëqenia e Parashqevi Simakut.


Fakti që familjarët e Parashqevi Simakut janë njerëzit më të afërt të saj, nuk ka pse të diskutohet nga askush, nuk ka pse të vihet në diskutim nga asnjëri prej nesh, sepse të gjithë e dimë sa e rëndësishme është familja për shqiptarët, për çdo shqiptar; për mua, për ju që më dëgjoni tani dhe aq më tepër për Parashqevi Simakun, që familja është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se ç’mund të ketë biseduar në të shkuarën e largët ose në një moment delikat, siç mund të bëjmë të gjithë.

Unë jam i bindur dhe çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë. Parashqevi Simaku ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë e saj, mbesën e saj Inën dhe nipin e saj, Ani Simak. Kuptohet, dashuria më e madhe e saj është Luke, që ajo do takohet së shpejti, brenda tri ditësh besoj dhe kuptohet, edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert.

Dashurinë që ka për familjarët, edhe pse nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Dashurinë që ka për nipin e vet, unë e kam vërejtur dhe e shoh çdo ditë. Nuk duhet vënë në diskutim dashuria që ka për familjarët e vet. A ka dashuri ajo për miqtë e saj? Po. Një ndër miqtë e saj të hershëm është Herion Mustafaraj. Po të isha gjaknxehtë do kisha thënë 1 mijë e 1 të zeza për të, se çfarë nuk ka thënë për mua, më quajti dhe luani me tanga. Këto janë situata delikate dhe kërkoj gjykim të ftohtë. U jap të drejtë familjarëve të reagojnë.

Përse Herion Mustafaraj është kaq i përfshirë? Ai ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të saj. Ajo ka jetuar te shtëpia e tij, nëna e Herionit e ka mbajtur në shtëpi. Unë nuk jam mosmirënjohës, dhe ajo është mirënjohëse dhe e do Herionin dhe e vlerëson si vëlla, dhe ai si motrën e tij. Deri këtu jemi në rregull, por ku lindi problemi mes Herionit, Elvirës dhe mua dhe familjarëve? Lindi ditën kur Elvira më 15 dhjetor e gjeti dhe unë u bashkova me ato.

Atë ditë Parashqevia ishte takuar me Herionin dhe i kishte thënë do takoj këtë zonjën. Atë ditë lindi debati i madh. Herioni kishte qëllime të mira, por duhet të kuptonte që ishim të angazhuar për t’i gjetur një ambient dhe një strehë të qetësohej.

Ne donim t’i jepnim ndihmën e shpejtë Parashqevisë. Unë nuk po i përgjigjesha sepse nuk e njihja, kisha shumë telefonata dhe shumë mesazhe. Elvira jep një intervistë dhe një deklaratë dhe keqkuptohet. Pasi ndodhën të gjitha këto, me të drejtë, Herioni u mërzit. Mendoi se po evitonim, por Parashqevia donte vetëm të fliste me të birin. Kishte një qëllim dhe kjo zonjë që të vinte nga rruga me ne hotel. Me të drejtë ai u mërzit, mendoi se ne nuk po e linim të fliste me Parashqevinë.

U mërzit ai çfarë nuk tha për mua. I thashë qetësohu, unë kam dashur që inati të qetësohej dhe të vendosej një komunikim mes tij dhe familjarëve. Nuk kam bërë gabim që jam përpjekur që çdo komunikim të kalonte përmes familjes së saj. Jam përpjekur të informoheshin familjarët. Ata menduan që Parashqevia nuk duhej të përballej me debate me tema të forta, ajo kishte një problem, prandaj doli në rrugë. Di të them që temat e forta nuk i bënin mirë dhe donim ta mbronim. Një rastësi e paimagjinueshme.

Herioni punonte në hotelin ku ishte strehuar Parashqevia. Elvira ishte shumë mbrojtëse ndaj Parashqevisë, unë më i tërhequr dhe më studiues. U vendosa menjëherë në komunikim me të. Vëllai i Parashqevi Simakut kishte pasur një përplasje me Herionin, përplasje mes dashurive të ndryshme. Nuk mendoj në asnjë moment që Herioni do ta dëmtojë Parashqevinë, prandaj i thashë merre me ngadalë, mos u përplasni në sy të Parashqevisë. Përplasja nuk u evitua…”

Ilirjani theksoi se e gjithë situata u ndërlikua nga keqkuptime dhe emocione të forta, por në fund, qëllimi kryesor ka qenë dhe mbetet mirëqenia e Parashqevisë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it
Breaking News

“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it

07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës

06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija
Breaking News

Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija

06/01/2026
Next Post
“Mbajini meshkuj të tillë larg!”/Efi Dhedhes reagon ndaj banorit të “BBV4”

"Mbajini meshkuj të tillë larg!"/Efi Dhedhes reagon ndaj banorit të "BBV4"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera