Me anë të një postimi në ‘Facebook’ deputeti i partisë socialiste, Eduart Shalsi, ka njoftuar se është bërë baba për herë të tretë. Në foton ku shfaqet dora e vogëlushes, Shalsi ka bërë të ditur edhe emrin që e kanë pagëzuar atë. ‘Kler Shalsi erdhi në jetë’, shkruan deputeti i njohur. Ai është po ashtu baba i dy djemve, Samuelit dhe Patrikut. Redaksia e Who i uron vogëlushes jetë të gjatë.