Në fakt kjo nuk është hera e parë që deputetët e Partisë Socialiste heqin kostumin për të shijuar një tjetër “detyrë” që s’ka asnjë lidhje me politikën.
Tek zona e Pazarit të ri organizohet një festë nga Njësia 8 diten e premte, zonë elektorale e drejtuar prej vitesh nga deputeti i PS-së Ervin Bushati. Ky i fundit, ekspert ekonomik dhe deputet i PS-së, do të jetë DJ në këtë festë.
Më herët edhe kolegët e tij Eduart Shalsi e Blendi Klosi kanë marrë në dorë situatën e festës, duke luajtur muzikën e tyre. Kjo ka ndodhur rreth një muaj më parë, në një prej organizimeve të FRESSH në qytetin e Beratit./ revistawho.com