Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, është bërë sot nënë e dy vajzave binjake, të cilat kanë vendosur t’i pagëzojnë me emrat Arba dhe Iris. Tabaku dhe dy vogëlushet janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo është sërish një nga kandidatet për deputete të partisë Demokratike për Tiranën.