Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”! 11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut! 11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Deputetja e PS-së rrëfim jashtë politikës: Si ndryshoi jeta ime pasi linda vajzën, kolegët më ndihmuan

28/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Deputetja e PS-së rrëfim jashtë politikës: Si ndryshoi jeta ime pasi linda vajzën, kolegët më ndihmuan

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka, ka folur për jetën e saj jashtë politikës duke ndarë me lexuesit detaje nga mëmësia. Ajo ka rrëfyer për shtatzëninë dhe kohën që i kushton sot të bijës dhe punës, në një intervistë për revistën “Madame Mapo”. E martuar me deputetin e të njëjtit grup parlamentar, Artan Gaçi, Olta tregon se Hana ka lindur në shkurt të vitit 2015, dhe u bë bekimi i saj më i madh. Ajo ka rrëfyer në intervistën e gjatë, sesi ka arritur në këto vite të bashkërendojë përkujdesjen për të bijën me detyrimet politike. “Lindja e Hanës ka qenë bekimi më i madh që kam pasur. Një dashuri e llojit që rritet çdo ditë aq sa duket sikur do të të plasë zemra. Çdo nënë e di për çfarë e kam fjalën. Dhe asgjë kaq e bukur nuk vjen pa vështirësitë e veta. I quajnë dhimbjet e rritjes. Nuk mendoj se privilegji i lindjes së një jete duhet të jetë pengesë për këdo që ka një karrierë impenjative. Sigurisht, kjo kërkon ndihmë dhe një prioritizim shumë të mirë të kohës. Unë kam pasur një shtatzëni shumë të mbarë, që nuk më shkëputi asnjë ditë nga punët e mia. Pas lindjes kam pasur shumë mirëkuptim nga kolegët e mi, të cilët kanë mbuluar një pjesë të aktivitetit tim e më pas kam pasur shumë ndihmë nga familja për t’u kujdesur për time bijë kur unë nuk isha. Megjithatë jam munduar të ruaj një ekuilibër të shëndetshëm dhe një marrëdhënie aktive me Hanën dhe mendoj se deri tani ia kam dalë”.






Tags: olta xhacka me vajzen
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!
Breaking News

Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!

11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!
Breaking News

“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!

11/03/2026
Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!
Breaking News

Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!

11/03/2026
Next Post
Nata e ndërrimit të viteve, ja ku do ta kalojnë VIP-at Vitin e Ri

Nata e ndërrimit të viteve, ja ku do ta kalojnë VIP-at Vitin e Ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera