Kush do ta mendonte se pjesëmarrja e saj në “Big Brother Vip” do ta bënte atë një personazh kaq të njohur në Shqipëri.
Beniada Nishani është kthyer në një person mjaft të komentuar në mediat rozë. Së fundmi, modelja ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku nuk shpëtoi pa u ngacmuar në lidhje me jetën e saj personale.
Teksa zhvilloi një “lojë” ku dha komentin e saj për disa personazhe të famshëm si partner të saj të mundshëm, ajo u shpreh se asnjëri nuk i pëlqen më shumë se ai që ka në krah.
“Ai që kam në krah më pëlqen më shumë. Është një miks, shumë “cute”, tha Beniada.
Kujtojmë se pak javë më parë Beniada në një intervistë ekskluzive për revistën “Who” zbuloi detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale.








