Emma Cosgrove nga Britania e Madhe është diagnostikuar me një tumor në këmbë në moshën 12-vjeçare. Ajo kishte vite që trajtohej, por së fundmi i është thënë se sëmundja e saj ka avancuar shumë dhe nuk ka më kurim. Pasi ka mësuar këtë gjë adoleshentja ka shprehur dëshirën për t’u martuar me të dashurin e saj 18-vjeçar që njihet që në fëmijëri. Të gjithë miqtë dhe të afërmit e kanë ndihmuar duke mbledhur para për këtë ditë speciale për Emmën.