E ftuar në emisionin “Nin”, Yllka Kuqi rrëfeu edhe dëshirën e saj më të madhe. E pyetur nga Liberta Spahiu se çfarë dëshire do donte t’i plotësohej këngëtarja u shpreh se ka dëshirë të bëhet nënë. “Të bëhem nënë”, -u shpreh Yllka. Ndërkohë një pyetje tjetër ishte kur Yllka kishte qarë për herë të fundit dhe këngëtarja u përgjigj javën e kaluar. Kujtojmë që Yllka është e martuar dhe ndoshta çifti po përpiqet të sjellë në jetë një fëmijë.