Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai… 21/02/2026
”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait! 21/02/2026
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Dëshironi të udhëtoni?! Ja 12 qytetet më të bukura të Europës që ju ofrojnë një fundjavë të gjatë (FOTO)

03/12/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Dëshironi të udhëtoni?! Ja 12 qytetet më të bukura të Europës që ju ofrojnë një fundjavë të gjatë (FOTO)

Sa herë që mendojmë të përzgjedhim një destinacion për një fundjavë ndryshe nuk dimë nga t’ia nisim me kërkimet tona. Vetëm pak orë nga vendi ku jetoni, “ELLE” ju sugjeron 12 alternativat më të bukura të Europës që duhet t’i vizitoni patjetër. Romën e “dolce vita” apo Berlinin muzikal. Shikoni më poshtë dhe vetëm zgjidhni një prej tyre. 





lisbona

Lisbonë – Atje shkohet për të shijuar ëmbëlsirën e Belemit, apo marrë tramin deri në Belvedere ku mund të provosh sardelet dhe kallamarët dhe në fund të shijosh koncertet e improvizuara në rrugën Baixa – Chiado.


roma

Romë – Roma duhet vizituar për të hedhur një monedhë në “Montana dei Trevi”, për të shijuar akulloret  “Giolitti’, që të çohesh herët e të vizitosh kishat e vjetra dhe të përfitosh nga shëtitjet e qeta përreth qytetit Borgjez.

milos

Milos – Sarakinino, një ishull i Greqisë në të cilin mund të shkohet për perëndimin e mrekullueshëm të diellit dhe agimet e tij. Atje mund të shijoni ujin e kristaltë të detit, por edhe të bëni një xhiro me varkë për të njohur ishullin. Ah, por mos harroni të provoni edhe djathin grek!

la-valette

Valeta – Kryeqyteti i Maltës ofron një pamje fantastike nga Upper Barraca Garden, kopshte që do t’ju lënë pa mend në qytetin e rrethuar. Një shëtitje në Grand Harbour, një nga portet më të bukura të Europës nuk duhet humbur. Nuk duhet të lini pa provuar produktet vendase që shiten në treg.

berlin

Berlin – Në Berlin duhet të shkoni për të provuar jetën e natës në club-et mitike si Berghain, të merrni mikrofonin në dorë e të këndoni në karaoken gjigande Mauerpark. Mos harroni se duhet të shijoni patjetër perëndimin e diellit në stacionin radar të vjetër Teufelsberg, por edhe të provoni një “currywurst”.

madrid

Madrid – Atje shkohet për të parë universin e filmave të Pedro Almodovar, që të mbështesni ekipin e Real-it të Madridit, të bëni blerje të mira tek Mango dhe Zara. Të admironi Guernicën e Pikasos të ekspozuar në muzeun “Reina Sofia” dhe të shijoni një çokollatë me “churros”.

prague

Praga – Në Pragë sugjerohet të udhëtohet në prag të Krishtlindjeve. Ajo vizitohet për bukurinë e sheshit në qytetin e vjetër, shëtitjen në urën Charles dhe karikaturat e saj, por edhe vlerësimin e modernizmit të murit të John Lennon.

taormina

Taormina– Vizitoni Taorminën për të admiruar Etnën, të ëndërroni me tragjeditë antike të Taorminës përballë detit. Të darkoni përballë një pamjeje mahnitëse në Castelmola.

londres

Londër – Në Londër shkohet për të vizituar pallatin Kensington dhe familjen mbretërore. Të rrëkëlleni një çaj tipik anglez, të bëni një tur në Saatchi Gallery për të parë veprat kontemporane dhe të blini një libër në bibliotekën e madhe të Notting Hill.

venise

Venecia – Venecia, qyteti nga i cili nuk mund të largohesh pa provuar një xhiro me gondola. Për të përjetuar periudhën e rilindjes duhet vizituar pallati Doges, por edhe ushqyer pëllumbat në sheshin San Marco.

cracovie

Krakovia – Krakovia duhet vizituar për të shijuar tregun e bukur në pjesën e qytetit të vjetër. Më pas mund të shëtisni në sheshin Rynek e penetroni në Panteonin Polonez. Të provoni “pierogis”,  në restorantet tipikë të epokës sovjetike.

paris

Paris – Parisi, atje shkohet për të humbur në rrugët e lagjeve latine, që të admironi kullën Eiffel, që të vizitoni kopshtet e Tuilerie, të bëni një selfie me Xhokondën dhe të provoni ushqimin e mrekullueshëm.

Tags: LisbonelonderPragromeudhetim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Next Post
Djali i pasanikut shqiptar ble McLaren-in e fundit, makina 250 mijë euro parkohet në Bllok

Djali i pasanikut shqiptar ble McLaren-in e fundit, makina 250 mijë euro parkohet në Bllok








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera