”Më sulmuan dje mbrëmë kur po zbrisja nga makina. Unë mendoj se janë grabitës oridinerë. Me siguri kanë menduar se jam femër nga flokët e gjata. Por kur u ktheva e panë se jam mashkull dhe më goditën”. Kjo është dëshmia e aktorit të njohur Laert Vasili dhënë për “Report Tv”, i cili mbrëmjen e së dielës u sulmua fizikisht në një prej rrugëve të Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se Vasili është goditur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shyqyri Ishmi” dhe pas ngjarjes ka bërë denoncim në komisariatin nr. 1.