Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël! 02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh! 02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin… 02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën 02/02/2026
Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”! 02/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

DESHMIA/ Shtypi për vdekje policin në Kamëz, flet në polici djali i ish-deputetit

27/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
DESHMIA/ Shtypi për vdekje policin në Kamëz, flet në polici djali i ish-deputetit

Në gjendje të dehur dhe me shpejtësi shumë të madhe. Kështu u gjet Arnold Kola, autori i aksidentit me vdekje të policit Ervin Haxhiaj, 41 vjeç, babai i tre fëmijëve. Burime pranë policisë thanë se teksa i riu është marrë në pyetje nga uniformat blu, ka shfaqur pendesë për rastin tragjik që kishte shkaktuar, raporton Balkanweb. Ditën e ngjarjes, 22-vjeçari, i cili ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Lexus”, ishte duke lëvizur nga Qendër-Kamëz në drejtim të Institutit, kur goditi mjetin e policisë, e konkretisht atë të komisariatit numër 5, i cili ka qenë në patrullim në të njëjtin sens lëvizjeje. “Kam parë dritat e makinës që kisha përballë. Isha me shpejtësi. Edhe pse u mundova të frenoja, nuk munda”, ka thënë ai para oficerëve të policisë, teksa ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike. Burimet e sipërpërmendura thanë më tej se i riu ka tentuar të parakalojë automjetin e policisë, por si pasojë e humbjes së kontrollit, ai e ka përplasur atë. Nga hetimi rezultoi se djali i ish-deputetit ishte duke lëvizur mbi 130 km/orë. 22-vjeçari Kola është person i njohur për policisë, pasi edhe më herët ka qenë i arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ndërsa, vetëm pak ditë më parë ai ka përfunduar dënimin me kusht që i ishte vendosur nga drejtësia shqiptare për shkak se nuk ka qenë i dënuar më parë dhe se vijonte të ndiqte studimet e larta. Burime zyrtare të policisë sqaruan se Kola ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit në masën 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.






Tags: aksidentdeshmii riupolici
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do të marr hak”, Donaldi nuk humb kohë fare, do t’i kthejë reston Romeos!
Breaking News

Romeo na prezantoi me rolin e tij të ri dhe po, është kaq i ëmbël!

02/02/2026
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!
Breaking News

Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh!

02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…
Breaking News

Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin…

02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën
Breaking News

Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën

02/02/2026
Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”!
Breaking News

Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”!

02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!
Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
Next Post
FOTOT/ Ish-bashkëshortja e deputetit harbohet me të dashurin e ri

FOTOT/ Ish-bashkëshortja e deputetit harbohet me të dashurin e ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera