• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Dështoi fëmijën? Bashkëshortja e ‘Ezel’ shpërthen kundër mediave: Të pamëshirshëm

Aktori turk Kenan Imirzalioglu, i njohur për publikun shqiptar në disa role, ku më kryesorin mund të përmendim ‘Ezelin’, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, është në javët e fundit të shtatzënisë dhe dyshja kanë preferuar të mos tregojnë më tepër detaje lidhur me këtë.

Ditët e fundit në mediat turke qarkulloi një lajm se Sinem ka dështuar fëmijën që priste dhe çifti ka rënë në depresion. Por ky lajm aspak i vërtetë, ka inatosur modelen dhe nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ajo tregon e revoltuar se këto janë lajme imagjinare.

“Lajmet e publikuara sot rreth meje janë tërësisht produkt i imagjinatës. Lajme të tilla, mbi çështje kaq private dhe të ndjeshme, prodhuar nga tryeza mediash vetëm për të tërhequr vëmendje, i konsideroj të pandjeshme dhe të pamëshirshme”, -ka shkruar ajo.

Kenan dhe Sinem do të bëhen prindër të një djali dhe kjo gjë i ka lumturuar pamasë ata./revistawho.com