Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Detajet e lidhjes së Ledrit me Adelën, ja pse ajo i shkon nga pas

12/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Detajet e lidhjes së Ledrit me Adelën, ja pse ajo i shkon nga pas

Pak javë më parë këngëtari Ledri Vula ka konfirmuar lidhjen e tij me Adela Sollakun dhe siç duket, në krahët e saj Ledri ka gjetur lumturinë. Por pavarësisht kësaj, planet për bashkëjetesë janë të largëta. Aktualisht reperi jeton në të njëjtën shtëpi me gjyshin, gjyshen dhe prindërit e tij, megjithatë është në pritje të përfundimit të ndërtimit të shtëpisë së tij të re. Çifti i të dashuruarve vazhdon të mbajë lidhjen në distancë, kjo për shkak të lëvizjeve të shpeshta të Ledrit nga njëri shtet në tjetrin, ku realizon koncerte “live”. Por, sa ka ndikuar largësia në marrëdhënien mes tyre? Menaxheri i këngëtarit, njëkohësisht edhe një nga miqtë e tij më të mirë, Faton Shoshi, rrëfen për “Bluetooth” se, “Adela është shumë e sjellshme dhe e respekton shumë punën e Ledrit. Ajo nuk e pengon kurrë”. Megjithatë, gjatë javëve të fundit vajzën nga Tirana, që ka rrëmbyer zemrën e reperit, e kemi parë shpesh teksa e shoqëron në koncertet e tij. Sipas menaxherit, “Adela edhe kur vjen në festat e Ledrit qëndron me shoqërinë e saj, si gjithë të tjerët”. Kjo duket se i ka lënë përshtypje pozitive artistit, pasi siç tregon Fatoni, “për këtë arsye Ledri e respekton shumë”. Por, prania e së dashurës së Ledrit në thuajse të gjitha koncertet e tij, ka zgjuar dyshimet se arsyeja e vetme e saj është xhelozia. Në fakt, siç tregon menaxheri, nuk është aspak kështu. “Adela nuk është xheloze, ajo është shumë e kuptueshme dhe di ta respektojë profesionin e Ledrit”, profesion që në fakt nuk është shumë i favorshëm për një çift të ri. Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, Ledri Vula dhe e dashura e tij nuk do të festojnë së bashku. Edhe pse reperi do të jetë në Tiranë, menjëherë pas performancës në një nga club-et më të njohura të kryeqytetit ai do të udhëtojë drejt Zvicrës, ku do të mbajë një tjetër koncert. E dashura e tij nuk do ta shoqërojë, megjithatë, edhe nëse diçka e tillë ndodh, Fatoni shpjegon se, “zakonisht ajo vjen me shoqërinë e saj”. “Ledri e
kalon Vitin e Ri me mua, si gjithmonë”, përfundon Fatoni.






Tags: adelaledriLidhje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Next Post
Shifrat e çmendura, ja sa do të paguhen këngëtarët për Vitin e Ri… dikush do të marrë 20 mijë euro në natë

Shifrat e çmendura, ja sa do të paguhen këngëtarët për Vitin e Ri... dikush do të marrë 20 mijë euro në natë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera