Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve! 20/03/2026
Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim! 20/03/2026
Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm! 20/03/2026
“Rroga ime e parë ndryshoi jetën e familjes”, rrëfehet Rey Manaj: Hoqa mamin nga puna… 20/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris! 20/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Detajet/ Në 18 muaj 3 grabitje. Çfarë i lidh ato njëra me tjetrën?

30/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Detajet/ Në 18 muaj 3 grabitje. Çfarë i lidh ato njëra me tjetrën?

Një grabitje me përmasa të mëdha ka ndodhur në Rinas.
Tre persona të armatosur kanë hyrë në pistën e avionëve dhe kanë marrë një shumë të madhe parash. Këto janë detajet kryesore deri në këto çaste që janë zbardhur nga mediat. Policia pak minuta më parë ka bërë me dije se ka arritur të identifikojë njërin nga autorët e dyshuar të kësaj grabitje spektakolare të ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit.





Grabitja e sotme është cilësuar nga mediat e përmasave të filmave hollivudian, pasi vjen në kohën kur Shqipëria ka përforcuar masat e sigurisë për shkak të kërcënimeve që mund të vinë nga rreziku i terrorizmit. Mirëpo, ka mjaftuar vetëm një skenë e thjeshtë filmi që siguria jonë të dalë fare zbuluar.

Por kjo nuk është skena e parë kinomatografike që ka dalë nga ekrani i televizorit për t’u hedh në realitetin e përditshëm të jetës tonë. Vetëm në 18 muaj, kanë ndodhur tre grabitje të të njëjtit stil, madje tepër të ngjashme me grabitjen e sotme në aeroportin e Rinasit.


Në të treja rastet janë marrë shumë të mëdha parash. Në të treja rastet, grabitësit kanë pasur informacion të saktë për destinacionin e parave dhe kanë studiuar lëvizjet e makinave të transportit. Pikërisht nga këto detaje, kanë çuar specialistët e kriminalistikës të hedhin dyshimet kryesore për të njëjtën metode grabitje, nga e cila, mund të ndodhë të jetë i njëjti grup kriminal.

Sepse lëvizje të tilla parash, në të gjitha rastet është informacion i klasifikuar. Shumë pak persona kanë dijeni të lëvizjes së parave, duke marrë parasysh edhe shumat e mëdha të tyre.

Por çfarë i lidh grabitjet njëra me tjetrën?

Ngjarja e ndodhur me 27 prill të 2015-ës, në autostradën Tiranë-Durrës, ku u grabit një makinë e kompanisë “Security” tip Mercedes Benz 190-ç, pas kryerjes së aksionit, makina është braktisur dhe djegur menjëherë nga autorët e krimit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me grabitjen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku makina që i ndihmoi autorët për t’u larguar nga vendngjarja është djegur në Fushë-Prezë.

Grabitja e tretë, ka të bëjë me një grabitje të llogaritur në mënyrë precize dhe që ka zgjatur vetëm tre minuta. Njëri prej tyre mjaftohet dhe qëllon me shuplakë njërin nga policët e eskortës, pa hasur në rezistencë të dukshme. Kamerat e sigurisë tregojnë se në më pak se tre sekonda, efektivët e sigurisë fizike ndeshen me tre grabitësit, për t’i lënë ata më pas që të largohen të qetë, bashkë me lekët, shkruan Opimiom.al

Pavarësisht kësaj, grabitja e që u kry në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet, nuk ngjan aq shumë me specifikat e dy grabitjeve të ndodhura njëra në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa tjetra në aeroportin e Rinasit.

Detaji më i rëndësishëm, që lidh dy grabitjet njëra me tjetrën, ka të bëjë me ashpërsinë e autorëve dhe përllogaritjen deri në detajet më të imta të të gjithë aksionit të tyre, duke bërë të mundur finalizimin e një krimi me sukses të madh. Të paktën deri në këtë periudhë që flasim, pasi në grabitjen e parë, autorët ende nuk janë kapur edhe pse u vodhën shuma të mëdha parash. Në rastin e dytë, kapja e autorëve ngelet për t’u parë nëse do arrihet të identifikohen ata.

Një detaj jo i parëndësishëm që ka hedh dyshime mbi lidhjen mes dy grabitjeve dhe që ka shtuar mundësinë për të mënduar se është i njëjti grup kriminal, ka të bëjë edhe me pozicionin gjeografik të dy akteve të grabitjes. Të dy ngjarjet nga njëra-tjetra nuk i ndajnë veçse pak kilometra. Çka hedh dyshime, se autorët jo vetëm e njohin mirë këtë zonë, por kanë në dispozicion gjithë infrastrukturën e mundshme për të bërë të mundur largimin e tyre nga zona e krimit. Një element tjetër, jo më pak i rëndësishëm është edhe tipologjia e kryerjes së aksionit, djegie, thyerje dhe terrorizim të policivë me një gjakftohtësi të paparë nga ana e tyre. Por bashkë me këto detaje, nga përshkrimet e efektivëve privat të dy kompanive, përshkrimet fizike të grabitësve kanë përputhje njëri me tjetrin. Si në rastin e parë në autostradë dhe në rastin e dytë në aeroportin e Rinasit, kriminelët kanë një përputhje të madhe për aq sa i përket karakteristikave fizike

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve!
Breaking News

Dhimbja që nuk shuhet: rrëfimi i Selvije Jao për Shpat Kasapin prek përtej fjalëve!

20/03/2026
Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim!
Breaking News

Pas daljes nga BBV, DJ Gimbo flet me zemër të hapur: Pa ju s’kishte kuptim ky rrugëtim!

20/03/2026
Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm!
Breaking News

Një rikthim që sfidon kohën: Madonna provon sërish veten me aktrimin në serialin e famshëm!

20/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris!
Breaking News

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Chuck Norris!

20/03/2026
(FOTO)/Heidi dhe Romeo bëhen bashkë për herë të parë pas ndarjes?
Breaking News

“E respektoj”, Romeo flet për ndarjen nga Heidi: Nuk mendonim njësoj për jetën!

20/03/2026
Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po!
Breaking News

Fedez baba për herë të tretë? Rrjeti thotë: Po!

20/03/2026
Next Post
Zhvishet Xherdan Shaqiri, ja arsyeja

Zhvishet Xherdan Shaqiri, ja arsyeja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera