Emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan do të pasqyrojë sonte një tjetër rast të dhunës ndaj fëmijëve. Ajo ç’ka kA arritur të mësojë portali “Opinion” është se bëhet fjalë për një shkollë publike ku mësuesi dhunon nxënësit. Fatkeqësisht dhuna ka ndodhur me fëmijë të klasës së parë. Aty ku fëmijët takohen për herë të parë me procesin e mësimit, në vend të dijes ata marrin shpulla. Sonte në mbrëmje ndiqni kameran e fshehtë të “Stop” që denoncon dhunën në shkolla. Ky emision pasqyroi 6 muaj më parë dhunën e Anjeza Shabanit e cila kishte hapur një kopësht privat dhe dhunonte fëmijët e mitur. Sot ajo ka marrë dënimin dhe ndodhet në burg pas denoncimit në “Stop”. /Opinion.al