Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Dha koncert gjigant falas”, Daily Mail jehonë performancës së Rita Orës në Shqipëri

08/09/2022
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Dha koncert gjigant falas”, Daily Mail jehonë performancës së Rita Orës në Shqipëri

Prestigjiozja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull ardhjes së Rita Orës në Shqipëri. “Disa gjëra në jetë nuk harrohen kurrë: Rita Ora shkëlqen e veshur me body dhe tiranda teksa performon një koncert gjigant falas në Shqipëri”, është titulli i Daily Mail.





Duke publikuar disa foto nga performanca, artikulli brenda vazhdon: Rita Ora dha një shfaqje spektakolare teksa doli në skenë për një koncert gjigant falas në Shqipëri. Këngëtarja, 31 vjeçare, ka lindur në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare, përpara se të shkonte në Londër, por ajo e quan Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj. Të martën, Rita u ngjit në skenë në sheshin Skenderbej në Tiranë ku performoi 14 këngë falas, një moment që ajo e cilësoi si ‘të paharrueshëm’. Rita dukej në çdo pëllëmbë një yll pop-i me një body të zi të tejdukshëm me mëngë të gjata, mbuluar me modele temine me shkëlqim. Ajo e kombinoi veshjen me një palë geta të ngjashme dhe çizme me taka. Veshja e saj ishte krijuar nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross. Rita tregoi lëvizjet e saj të kërcimit teksa performoi me disa kërcimtarë dhe pas performancës u ndezën fishekzjarre dhe flakë. Në një moment, Rita u pa duke ngritur me krenari flamurin shqiptar. Rita e hapi koncertin me këngën e vitit 2019 “Ritual” përpara se të këndonte një përzgjedhje të hiteve të saj më të mëdha, duke përfshirë Your Song dhe Hot Right Now dhe e përmbylli me Lonely Together dhe këngën Anywhere. Koncerti falas u organizua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të festuar shpalljen e Tiranës si Kryeqyteti i Rinisë së BE-së për vitin 2022. Duke folur për koncertin Rita tha se nuk do ta harrojë kurrë shfaqjen në vendin e prindërve të saj. Gjatë qëndrimit të saj, Rita u nderua me Urdhrin Naim Frashëri nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Ajo tha: “Ka disa gjëra në jetë që nuk harrohen kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë joreale. Kam pasur nderin e madh që të marr Urdhrin Naim Frashëri nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Kjo është diçka që u jepet shqiptarëve dhe qytetarëve të huaj për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme në shkencë, art dhe kulturë. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime.”


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Next Post
Seher humb shpresat, nesër në “Amaneti”

Seher humb shpresat, nesër në “Amaneti”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera