I ndodh të gjithave që në një moment të jetës të duan të ndryshojnë ngjyrën e flokëve drastikisht. Dhe zakonisht kjo ndodh me kthimin në biondi. Nga Khloe Kardashian, Kylie Jenner e deri te Billie Eilish, yje të ekranit janë përgjegjëse shpesh herë për nxitjen e dëshirës që të provojmë diçka të re me pamjen. Por dekoloranti e dëmton flokun shpesh në mënyrë të pariparueshme, sidomos nëse je në duart e parukierit të gabuar.
Përgjithësisht pasojat në flok të dekolorantit janë krijimi majave dyshe, dëmtimi i tyre, thatësia e tepruar në disa zona dhe këputja e flokut. Profesionistët këshillojnë që e para gjë që duhet të keni parasysh është të mos e merrni mundimin të lyeni flokët me dekolorant vetë. Drejtohuni tek personi më i besuar që keni për kujdesin ndaj flokëve.
Përdorni gjithmonë produkte mbrojtëse edhe pas lyerjes. Gjithashtu hidratoni flokun nga rrënja në majë dhe nëse do guxoni, kthehuni tek brunia!/revistawho.com