Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dhimbja ndihet në çdo fjalë, babai i Alban Skënderaj i dedikon disa vargje bashkëshortes së ndjerë

16/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dhimbja ndihet në çdo fjalë, babai i Alban Skënderaj i dedikon disa vargje bashkëshortes së ndjerë

Pak javë më parë familja e këngëtarit të njohur, Alban Skënderaj, u trondit nga lajmi i hidhur se nëna e tij ndërroi jetë. Dhimbja është ndjerë nga të gjithë, pasi Albani e ka transmetuar me dedikimet e tij aq të ndjera. Por jo vetëm ai. Edhe babai i tij, Qerim Skënderaj, ka shkruar disa vargje shumë të dhimbshme për bashkëshorten e tij. Nëna e këngëtarit humbi jetën për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
SI KE FJETUR?!…
E dhëmbshura ime, mirmëngjes.
Si ke fjetur, aty poshtë, pa mua?
Erdha prap sot, të përshëndes,
Dhe sërish të them se sa të dua.
Unë, këtu lartë, s’fjeta fare,
Preka, bashkë me ty, çdo kujtim.
Shpirtin ma pushtoi një brengë e madhe,
Lodhja jote…, vidë pambarim…
Tani shlodhu, e lodhura ime.
Prej këtej, ike punëmbaruar.
Bijtë e tu, vepra më sublime,
S’e harrojnë klloçkën e munduar.
Ja dhe pakë, e do të kenë rrethuar,
Duart plotë me lule gjithë shkëlqim.
Shpirti yt, me mall i ka bekuar,
Ndaj me lotë e shprehin dashurinë.
Po ti fli, prehu pa merak,
Lulet s’do t’i ndajmë asnjë ditë.
Tani sapo shtova një zambak,
Të rri hijshëm, si një luledritë…
Kur të zgjohesh, na vështro nga lartë,
Jemi të bashkuar si përherë,
Prandaj mbrona me krahët e artë,
Syri i lig, nuk derdh lotë, por vrer.






Tags: alban skenderajbababashkeshortevargje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
Marina dhe Getoar ‘arratisen’ sërish, ja ku po pushon çifti i njohur

Marina dhe Getoar ‘arratisen’ sërish, ja ku po pushon çifti i njohur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera