Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga BBV në skenën e madhe: Egli Tako njofton koncertin e saj të parë!  07/07/2025
Diddy po planifikon një rikthim? Ja me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu! 07/07/2025
“I kam përgëzuar”, Fjoralba nuk e la pa koment dyshen Nevina-Kiara në moderimin e Portokallisë! 07/07/2025
Livia rikthehet dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Mevlanin! 07/07/2025
Horoskopi i kësaj jave paska premtime, para, zënka dhe 3 shenja me fat! 07/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Dhurata Lazo, Aleksandër Çipa dhe Anila Basha nderohen me çmimin “Kadare” në zemrën e Gjirokastrës

21/09/2024
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Dhurata Lazo, Aleksandër Çipa dhe Anila Basha nderohen me çmimin “Kadare” në zemrën e Gjirokastrës

E premtja e 20 shtatorit është një ditë që do të mbetet e skalitur në kujtesën e qytetit të Gjirokastrës e veçanërisht të Dhurata Lazos, Aleksandër Çipës dhe Anila Bashës, të cilët u nderuan me çmimin “Kadare”. Për herë të parë jepej ky vlerësim pikërisht për kontributin përmes punës së tyre për promovimin e vlerave të Gjirokastrës.





Ishte një mbrëmje ku guri i qytetit të vjetër, në heshtjen e tij shekullore, u bë dëshmitar që përshkonte tejpërtej zemrat e të pranishmëve.

Emocionet ishin të pashmangshme, veçanërisht për pianisten Dhurata Lazo që ishte kthyer në vendlindje e vërente plot admirim në sallë mësueset e saj të para. Lumturia ishte ulur këmbëkryq në mes të sallës të teatrit “Zihni Sako” dhe ishte gati të luante melodinë më të bukur të jetës. E për ta konkretizuar, koncerti recital “Gjirokastra dashuria ime” ishte “qershia mbi tortë” nga ajo, duke ofruar një mbrëmje të paharrueshme.


“Jam e emocionuar për këtë pritje të jashtëzakonshme. E nderuar të marr këtë çmim të madh të këtij emri të madh në qytetin tim. Kam emocione të mëdha. Kam performuar në skena ndërkombëtare dhe të tilla emocione nuk i kam pasur më parë. Në Gjermani ku jetoj po marr këtë copëz gjirokastrite dhe do ta mbaj me vete sepse jam shumë krenare që jam gjirokastrite”, u shpreh ajo duke i dhënë më shumë ton ngjyrues emocioneve të veta.

Antigonea me legjendat dhe misteret e saj e kodrat e Gjirokastrës, mbushur me histori formuan sfondin e kësaj ngjarje të veçantë duke lartësuar tre figura me kontribut të çmuar në shoqërinë shqiptare.




Aleksandër Çipa, një zë i fuqishëm i gazetarisë që mbart brenda tij fjalën e drejtë dhe të vërtetë, i njeh kontribute qytetit që e rriti, me kulturën e ka në gjenezë që me Musinë Kokalarin. I mësuar nga kualifikimet e tij, por dhe shkolla e jetës, Çipa i shprehu mirënjohje qytetit të gurtë.

Ky është një çmim që e konsideroj një nderim të madh nga qyteti im, por shndërrohet për mua në një detyrim për të qenë përherë shërbëtor i promovimit të kulturës, trashëgimisë dhe veçanërisht turizmit të Gjirokastrës. Është vlerësim nga qyteti ku unë u rrita dhe prej të cilit mishërova konceptin se është e rëndësishme vendlindja, por rëndësi themelore ka dhe vendrritja”, u shpreh Çipa ndërsa në duar mbante çmimin e tij.

Anila Basha, me një përulësi të thellë, pranoi çmimin “Kadare” sigurisht mes emocioneve dhe privilegjit, duke theksuar një ndjenjë të madhe përgjegjësie, pavarësisht se nuk është nga Gjirokastra. Ajo përforcoi misionin e saj si gazetare duke premtuar se do të vazhdojë të jetë një zë që ndërton ura mes njerëzve. E në fund të fundit, ky është dhe misioni i medias, për të shërbyer si një forcë që sjell ndriçim dhe mirëkuptim në mendjen njerëzore.

Falënderimi i saj ishte një homazh i sinqertë, duke dëshmuar përkushtimin e vet për të mbajtur gjallë angazhimin e madh në një botë që ka nevojë për më shumë ndjenjë njerëzore.

“Unë thashë se dhe pse s’jam gjirokastrite, e shoh me shumë përgjegjësi këtë çmim me emër të madh. Jetojmë në një shoqëri ku polarizimi i skajshëm nuk na ka lënë të shohim më të mirën te njëri-tjetri, dashurinë, empatinë dhe respektin. Por, veç gjithë të tjerave dhe ky duhet të jetë mision i medias dhe unë do të vazhdoj ta bëj. Faleminderit Gjirokastra”, u shpreh Basha.

Kjo mbrëmje e organizuar nga kryetari Flamur Golemi i Bashkisë Gjirokastër dhe qendrës “Antigonea” ishte e gjitha për t’u shijuar. “Kadare” nuk është thjesht një trofe. Por, është një çmim mirënjohje, është dashuri për një qytet që flet përmes çdo guri, rrugice dhe çdo kujtimi të ruajtur me aq përkushtim. E në këtë mënyrë, u duk se me nderimin e këtyre tre figurave me kontribut në Shqipëri, Gjirokastra “mori” frymë fort, duke u ndjerë e mbrojtur nga bijtë dhe bijat e saj më të mira./KJ

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!
Lajme

Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!

30/06/2025
Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!
Lajme

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!

06/06/2025
“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham  “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!
Lajme

“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

30/05/2025
Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!
Lajme

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!

28/05/2025
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!
Lajme

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

20/05/2025
Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”
Lajme

Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

20/05/2025
Next Post
“Këtë vit kam vuajtur”, dedikimi special i Dea Mishel për ditëlindjen e saj: Sensin e humorit e kam akoma!

“Këtë vit kam vuajtur”, dedikimi special i Dea Mishel për ditëlindjen e saj: Sensin e humorit e kam akoma!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera