Dua Lipa vazhdon të jetë një ndër emrat shqiptarë më të lakuar në botë. Kurioziteti për të shtohet nga dita në ditë. Së fundmi në një intervistë për BBC në Angli, Lipa ka treguar më shumë nga vetja e sidomos për një kujtim. Dua për median britanike ka rrëfyer që gjithmonë me veten mban një qafore që e ka dhuratë nga gjyshja e saj. Gjyshja e këngëtares nuk e kishte larguar asnjëherë nga vetja qafore dhe njëjtë po vepron edhe artistja e re shqiptare e cila e mban atë pranë vetes në çdo moment duke qenë se i sjell fat në çdo hap që bën. /Prive.al/