Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”! 11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut! 11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Diabetikët, ja si ta përballoni tundimin e tavolinës festive

28/12/2017
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Diabetikët, ja si ta përballoni tundimin e tavolinës festive

Diabeti lidhet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, shkakton çrregullime të metabolizmit, karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Ai hyn në kategorinë e sëmundjeve kronike dhe prek të gjitha grupmoshat. Për këtë sëmundje nuk ka mjekim shërues, por vetëm trajtim për ta mbajtur nën kontroll ecurinë dhe ndërlikimet e saj.





Etleva Gjoshe, mjeke endokrinologe, sheh si shkaktarët kryesor kequshqyerjen dhe një stil jete të ç’organizuar.

Si dhe sa ndikon ushqimi te një person që vuan nga diabeti?
Në të vërtetë regjimi i një personi me diabet nuk ndryshon shumë nga rekomandimet për një ushqyerje korrekte të personave të shëndetshëm: me shumë drithëra, zarzavate, fruta, me pak ushqime të pasura në yndyrë dhe rrallë sasi të vogla ëmbëlsirash.


Cilat janë ushqimet që mund dhe duhet të konsumojë një diabetik?
Prodhimet e qumështit duhen konsumuar çdo ditë, por të zgjidhen me pak yndyrë dhe pak kripë. Drithërat integrale duhet të jenë pjesë e menusë ditore, si: tërshëra, gruri etj.

Cilat janë produktet që kategorikisht duhet t’u thotë jo, dikush që vuan nga diabeti?
Vetëm DUHANI është kategorikisht i ndaluar.

Çfarë lejohet të konsumojë, por me masë?
Mishi dhe nënproduktet e tij duhen konsumuar rrallë. Diabeti quhet ndryshe dhe sëmundje kardiovaskulare për këtë arsye kontrolli i nivelit të yndyrave, është po aq i rëndësishëm, sa dhe kontrolli i glicemisë.
Frutat gjithashtu duhet të konsumohen me masë. Disa prej tyre kanë përqindje më të lartë karbohidratesh, e disa të tjera përqindje më të ulët, por jo diferencë të ndjeshme. Tregoni kujdes, jo më shumë se 2-3 fruta në ditë.
Frutat e thata, si: arrat, fistiqet dhe bajamet ulin rrezikun kardiovaskular ndaj rekomandohet të jenë pjesë e dietës, por me masë. Tregoni kujdes me konsumin e kripës, duhet të jetë në sasi të reduktuar.

Një diabetik në supermarket, çfarë duhet të ketë parasysh për të mos rënë pre e ushqimeve të gabuara? Cilat janë raftet që duhet të injorojë?
Edhe pse disa produkte kanë reklamën “pa sheqer” nuk jemi të sigurt për komponentët e tjerë të shtuar, ndaj në supermarket duhet shkuar duke patur parasysh porositë e mësipërme. Duhen evituar dyqanet e ëmbëlsirave dhe brumërave.

Pijet që duhet/s’duhet të konsumojë me masë një diabetik?
Uji dhe çaji (i pa ëmbëlsuar) rekomandohen. Nuk ka kufizim për kafen apo një gotë verë (mundësisht të kuqe). Nuk duhen konsumuar pijet alkoolike të ëmbla.

Për arsye të ndryshme një diabetiku i qëllon të hajë shpesh jashtë. T’i hedhë një sy menusë apo të porosisë ushqimet e përhershme?
Nuk ka vështirësi në zgjedhje. Peshku, pula, mishi të shoqëruara me sallatë apo zarzavate janë zgjedhje komode.

Produkte të gatshme apo gatime shtëpie?
Gatime shtëpie. Produktet e gatshme janë vetëm përjashtime.

Një dietë shembull për një diabetik, çfarë duhet të përmbajë në vaktet kryesore?
Nuk ka një dietë tipike, pasi duhet të theksojmë se bëhet fjalë për një ushqyerje korrekte si pjesa tjetër e familjes. Rëndësi ka ndryshimi i qëndrimit ndaj ushqimit (ta shohim si pjesë të rëndësishme të terapisë, por dhe të të ndjerit mirë, sidomos për personat që e shijojnë ushqimin apo gatimin).

Cilat janë oraret më të përshtatshme për të konsumuar vaktet kryesore për një diabetik? A rekomandohen vaktet e ndërmjetme?
Mëngjesi është pjesë e rëndësishme në organizimin e vakteve ditore. Dreka preferohet të konsumohet në intervalin midis orës 12.00 -14.00. Vaktet e ndërmjetme nuk janë të detyrueshme (sidomos te pacientët që ndjekin vetëm dietën ushqimore dhe nuk marrin mjekim për diabetin), por në varësi të aktivitetit ditor të pacientit, ai mund të konsumojë diçka midis vakteve (fruta, fruta të thata etj).

Si ndikon aktiviteti fizik për të mbajtur nën kontroll vlerat e sheqerit në gjak?
Aktiviteti fizik është pjesë e rëndësishme, pas dietës (madje edhe para medikamenteve). Rekomandohet kryesisht ecja, pasi nuk ka kundërindikacion, por në funksion të gjendjes së përgjithshme të pacientit (nëse nuk ka sëmundje të tjera shoqëruese), çdo lloj aktiviteti fizik apo sporti është i dobishëm.

Çfarë duhet të ketë parasysh një femër shtatzënë, së cilës i shfaqen shenja të diabetit?
Rekomandimet lidhur me dietën janë të njëjtat, por te femrat shtatzënë ndjekja e këshillave është e detyrueshme. Kontrolli i glicemisë është më strikt, me vlera të normales më të ulëta se një femër që nuk është shtatzënë.

Jemi në prag festash, çfarë të konsumohet dhe çfarë jo nga tavolina festive?
Festat nuk duhet të bëhen shkak “mërzie” apo të të ndjerit keq, mjafton të jenë të vëmendshëm në zgjedhjen e asortimenteve dhe sasisë. Kujdes me vizitat që shkëmbejmë në këto ditë festive. Ne si popull na vjen zor të refuzojmë, por dhe zemërohemi kur miqtë refuzojnë, kjo është një arsye më tepër në çrregullimin e vlerave të glicemisë këto ditë festash./revistawho.com

Tags: diabet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Këngëtarja shqiptare nënë për herë të tretë, vjen në jetë Electra

Këngëtarja shqiptare nënë për herë të tretë, vjen në jetë Electra








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera