Sipas një dietologëve, banania është një nga ushqimet që nuk duhet të konsumohet asnjëherë në mëngjes. Edhe pse janë të pasur me kalium, fibër dhe magnez, bananet nuk janë një opsion i mirë për vaktin e parë të ditës.
Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.
Sipas dr. Daryl Gioffre, nëse nuk e shoqërojmë bananen me yndyra të shëndetshme, shumë përfitime të saj do të humbasin, ndërkohë që do të rritet niveli i sheqerit dhe acidit.
“Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu, bllokohet sistemi digjestiv”, shpjegon dr. Gioffre./Ekspress