Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Dietologia: Sekretet për të shijuar patatet e skuqura pa ndjenjë faji

09/03/2017
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Dietologia: Sekretet për të shijuar patatet e skuqura pa ndjenjë faji

Sa herë që ju shkon ndër mend të skuqni patate, ndjeheni keq, duke menduar yndyrën që ato thithin. Por dietologia Blerina Bombaj sjell sekretet për t’i shijuar ato pa ndjenjë faji. Ja disa të reja mbi patatet e skuqura.





Kimia e skuqjes

Ndryshimet kimike që pësojnë vajrat gjatë skuqjes kanë si rezultat formimin e substancave të padëshiruara, disa nga të cilat kanë efekt toksik dhe kancerogjen. Në shumë vende të botës janë caktuar kufij të ndërrimit të vajit në restorante dhe nuk lejohet të kalojnë në nivele të rrezikshme substancat e dëmshme në vajin e gatimit. Era karakteristike e skuqjes është pasojë e formimit të një produkti tepër të dëmshëm që quhet trans­trans­2,4 dekadienal. Nga thithja e vazhdueshme nëpërmjet frymëmarrjes të kësaj substance janë shtuar rastet e shfaqjes së kancerit ndër kuzhinierët e restoranteve kineze të cilët e përdorim shumë gatimin e skuqur. Nga nje studim të laboratorit kimik të Universitetit Harokopio të Te lidhura Dietologia: Sekretet për të shijuar patatet e skuqura pa ndjenjë faji Mar 9, 2017 VIDEO/ Breshkës së detit i gjenden mbi 1 mijë monedha në bark, ja pse “Të lë burri të vemi tek zezaku sot?”, gruaja gjen gënjeshtrën e duhur për tu harbuar me shoqen 8 marsi shfrenon gratë në klubin e Tiranës, dalin fotot (+16) Zgjedhje pa Athinës është parë se kjo substancë gjendet me shumicë në patatet e skuqura në restorante me vaj luledielli dhe shumë më pak në patatet e skuqura në shtëpi me vaj ulliri.


Patate të skuqura në shtëpi, me vaj ulliri, çfarë tregoi studimi?

Pas skuqjes së parë, vaji i ullirit nuk u oksidua dhe nuk u formuan substanca të padëshirueshme. Ky fakt vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të vajit të ullirit në acide lyrore të pangopura me një lidhje të dyfishtë (MUFA) dhe duron në temperatura të larta mjaftueshëm për skuqje, (deri në 180 gradë Celcius). Për më tepër vaji i ullirit përmban natyrshëm antioksidantë. Megjithatë këta antioksidantë fillojnë të shkatërrohen gjatë skuqjes, por jo krejtësisht.

Patatet e riskuqura në restorante me vaj vegjetal

Vaji u oksidua që në skuqjen e parë dhe duhej të ndërrohej. Oksidimi vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të acideve lyrore të pangopura me shumë lidhje të dyfishta (PUFA), të cilat në temperaturë më të lartë se 160°C oksidohen lehtë dhe prodhojnë substanca të dëmshme si përbërës të polimerizuar, akrilamide për shkak të ushqimit që skuqet, etj. Por zakonisht, restorantet në këtë temperaturë gatuajnë. Ndër këto vajra mund të përmendim vajin e lulediellit dhe vajin e misrit.

Fituesi i studimit

Pa dyshim patatet e freskëta, të skuqura në shtëpi me vaj ulliri. Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të rezistojë deri në 30 minuta skuqje. Më pas duhet patjetër të ndërrohet. Gjithsesi, një vaj që e keni përdorur mos e mbani gjatë pasi ai vazhdon të oksidohet. Për të njëjtën arsye nuk duhet të hidhni vaj të freskët në vaj të përdorur.

Përfundimi

Në kuzhinën tuaj mbani vetëm vaj ulliri, mundësisht ekstra të virgjër! Pa dyshim që skuqja është mirë të evitohet, por nëse ju pëlqejnë shumë patatet e skuqura preferojini në shtëpi, të freskëta dhe të skuqura në vaj ulliri. Mos harroni, gjatë skuqjes ta mbuloni tiganin me kapak.

Si të ulni rrezikun gjatë skuqjes – 5 këshilla

Përdorni vetëm vaj ulliri për skuqje, sa më cilësor aq më mirë Mos skuqni në tigan hekuri dhe bakri Nëse shihni që vaji nxjerr tym, ulni temperaturën Mos përdorni të njëjtin vaj dy herë Nëse do të skuqni patate, pasi t’i prisni lërini në ujë për 10 minuta, më pas largojuani mirë ujin dhe hidhini në tigan. Mos i lini të marrin ngjyrë kafe!

Tags: patate te skuqura
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
FOTO/ Dua Lipa pozon për ‘Billboard’, shfaqet mahnitëse në këtë set

FOTO/ Dua Lipa pozon për 'Billboard', shfaqet mahnitëse në këtë set








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera