As softwerët e sigurisë më të lartë nuk do ju shmangin dot dhimbjen e kokës që do të ndjeni pasi të keni klikuar në një link të pasigurt. Linket a pasigurt mund t’ju duken si një rrugë e shkurtër për të parë video humoristike, lajme të fundit dhe video “shokuese” etj… në të vërtetë janë dizenjuar për të marë të dhënat tuaja personale ose për të ndërhyrë në kompjuterin tuaj. Miqtë e tu mund t’ju dërgojnë pa ditur një link i cili nuk është i sigurt, ato mund të ta dërgojnë nëpërmjet: Email-it, Facebook-ut, postimeve apo dhe nëpërmjet mesazheve direkte.
Gjithashtu ju do të hasni këto linke të pasigurta ne website, reklama (ads) dhe në rezultatet e kërkimeve që bëni.
Përdorni këto këshilla për skanimin e linkeve të dyshimtë. Të gjithë shembujt që do jepen më poshtë janë falas dhe lehtësisht të aksesueshëm, mbi të gjitha nuk ju nevojitet të shkarkoni asnjë gjë.
Mbani kursorin pezull (mos klikoni) mbi link
Ndonjëherë një link e fsheh faqen në të cilën lidhet. Nëse mbani kursorin pezull mbi një link pa klikuar, do të vëreni URL-në e plotë të destinacionit të link-ut në cepin e poshtëm të shfletuesit (Chrome, Mozilla, Safari etj ) tënd. Për shembull, të dyja këto linke lidhen me ju në faqen kryesore të xxxx, por ju nuk do ta dinit pa mbajtur kursorin pezull mbi link:
(ti vendosin <a href=”Digicom.al”> </a>
Klikoni këtu!
[Informacione të përgjithshme]
http://www.freerolexwatches.com/
Përdorni një Skaner për Link-et
Skanerët e link-eve janë faqet e internetit dhe shtojcat që ju lejojnë të futni URL-në e një link-u të dyshimtë dhe ta kontrolloni atë për siguri. Ekzistojnë shumë skanera që janë falas dhe të besueshëm për të kontrolluar këto link-e; Ju sugjerojmë të provoni URLVoid. URLVoid skanon një link duke përdorur shërbime të shumëfishta, të tilla si Google, MyWOT dhe Norton SafeWeb, dhe raporton rezultatet shpejt.
Raporti i Transparencës së Google
Duke shfrytëzuar teknologjinë e tyre të Shfletimit të Sigurisë, Google mund të shqyrtojë miliarda URL në ditë për të gjetur faqe interneti të pasigurta. Ata zbulojnë mijëra vende të rrezikshme çdo ditë dhe kanë zbuluar se shumë prej këtyre faqeve janë në të vërtetë të ligjshme, por gjithashtu janë të komprometuara. Për të kontrolluar nëse një link është i rrezikshëm, thjesht lidhni një nga linket e tij në platformën falas të Google. /revistawho.com