Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Burak Özçivit në Shqipëri, zgjedh Vlorën si destinacion për pushime! 18/06/2025
Qyteti më i jetueshëm për vitin 2025 është… 17/06/2025
“Jam dashuru prej asaj nate”/A është kjo vajza që i ka marrë zemrën G Banit?  17/06/2025
Djalë apo vajzë? Eliona Pitarka është CEO e… 17/06/2025
Stresi s’është paguar ende nga BBVK? Reagon babai i reperit 17/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

DigitAlb feston 20-vjetorin!

15/07/2024
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
DigitAlb feston 20-vjetorin!

Gjithçka ishte gati. Pas muajsh të tërë testimesh e pune kolosale, kishte ardhur momenti i shumëpritur. Një ëndërr e guximshme e një njeriu vizionar tashmë po bëhej realitet me lindjen e DigitAlb, pikërisht 20 vite më parë, më 15 Korrik 2004. Në Shqipërinë e 1001 problemeve, në kohën kur shumë skeptikë i thonin se ndoshta nuk ishte ende momenti për këtë hap të madh e të vështirë, Tani i Topit siç e njihnin të gjithë themeluesin e guximshëm të Top Media, ishte shumë i vendosur. “Shqiptarët e duan teknologjinë”, shprehej dhe koha i dha të drejtë. Kur në Europën Perëndimore ishin të pakta vendet me një teknologji të tillë, DigitAlb nisi transmetimin, fillimisht me platformën tokësore, si një produkt 100% shqiptar, me dekoder e menu krejtësisht shqip dhe përmbajtje filmash, serialesh, dokumentarësh, filmash për fëmijë e gjithçka tjetër në shqip, të titruar apo dubluar.





Shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e çdo familjeje shqiptare dhe duke ecur me hapin e kohës, në një kohë rekord shtrirja e DigitAlb u shtri përtej kufijve të Shqipërisë me platformën satelitore. Kudo ku shqiptarët jetonin e punonin, tashmë DigitAlb ishte lidhja e tyre me vendlindjen. Misioni i DigitAlb ishte mbarëkombëtar, duke lidhur e bërë bashkë një komb të tërë, të shtrirë në disa vende. Gjuha e bukur Shqipe u trashëgua, u mësua dhe u fol nga breza të tërë fëmijësh që u rritën me DigitAlb si anëtarin e tyre të pandarë në familje. E bashkë me këta fëmijë u rrit me hapin e kohës edhe DigitAlb, me zhvillimet teknologjike që pasuan, programacionin që u pasurua sipas kërkesave të abonentëve dhe të tregut, duke qëndruar i palëkundur në pozicionin e liderit.


Trashëgimia e kinemasë e artit shqiptar me prodhimet më të spikatura ndër vite, si dhe të tjera prodhime ekskluzive nga DigitAlb janë transmetuar dhe i janë shtuar arkivës, si një pasuri e të gjithëve ne. Kampionatet më të dashura të shqiptarëve, eventet sportive që kanë mbetur në histori, rrugëtimi i Kombëtares Shqiptare, përfaqësueses së Kosovës, klubet shqiptare në arenën europiane të futbollit, sportistët shqiptarë që kanë ngritur lart flamurin e kombit, të gjithë e gjithçka janë shoqëruar vit pas viti drejt sukseseve, me krenari e përkushtiminmaksimal nga DigitAlb. Filmat më të fundit, ikonat e arta të kinemasë botërore, serialet e rekordeve të shikueshmërisë, dokumentarët më të ndjekur kanë qënë kryefjala në programacionin e pasur e të larmishëm të DigitAlb, duke sjellë kinemanë në shtëpinë e gjithsecilit e sipas preferencave të çdokujt.




E sot ky 20 Vjetor e gjen platformën më të dashur të shqiptarëve, më të rritur, më të fortë e të shtrirë në mbarë botën. Krahas platformave tokësore e satelitore, DigitAlb prej pak vitesh tashmë, transmeton edhe përmes platformës OTT, risia teknologjike e transmetimit për të shikuar gjithçka që dëshiron, kur ti dëshiron dhe për më tepër në çdo vend të botës përmes internetit, sepse DigitAlb është platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për të festuar me të gjithë ju, DigitAlb vjen me një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 50%, si asnjëherë më parë. 20 Vjet DigitAlb dhe ky është vetëm fillimi….

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!
Lajme

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!

06/06/2025
“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham  “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!
Lajme

“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

30/05/2025
Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!
Lajme

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!

28/05/2025
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!
Lajme

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

20/05/2025
Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”
Lajme

Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

20/05/2025
Rozana Radi tregon historinë romantike dhe të pazakontë të prindërve të saj!
Lajme

Rozana Radi tregon historinë romantike dhe të pazakontë të prindërve të saj!

19/05/2025
Next Post
Hëna e plotë sjell ndryshime të mëdha, ja si do ndikojë tek shenja juaj e horoskopit!

Të papritura na presin sot. Horoskopi paralajmëron këto shenja të kenë kujdes!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera