Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Digjitalizimi, cila do jetë e ardhmja e televizioneve shqiptare?

29/08/2019
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Digjitalizimi, cila do jetë e ardhmja e televizioneve shqiptare?

Nga Elkjana Gjipali





 Pas garës së transmetimeve HD dhe me mbylljen e procesit të digjitalizimit i hapet rruga sfidave më të mëdha që televizionet në vend do të hasin. Nëse nuk konkuron dot më me sinjalin, hartën e transmetimit dhe cilësinë e imazhit e gjithë konkurenca do të përqëndrohet tek kontenti dhe talentet, një nga komponentët tek i cili  është investuar më pak deri tani. Por cilat do të jenë disa nga vështirësitë që më në fund televizionet të investojnë në përmbajtje dhe jo në paisje.

Ndryshimi i sjelljes së shikuesit


Sjellja e audiencës ka ndryshuar nëse me sistemin analog e gjithë familja mblidhej në shtëpi në orën 20:00 për të ndjekur programin e mbrëmjes, sot secili pjestar i ndjek programet dhe filmat nga celulari apo kompjuteri kur të dojë. Asnjë nuk e organizon ditën për të kapur transmetimin e programit të preferuar sepse e di që do të mund ta shikojë online në një moment tjetër.

Programet e vetme që do të mbijetojnë

Do të përjashtojmë lajmet dhe talk show, të cilat do vazhdojnë të jenë të vetmet formate që nuk mund të kalojnë në platformat online pasi audienca i kërkon të jenë sa më aktuale.  Këto programe nuk kontrollohen nga televizioni por nga një krijues “show runner”, të cilët pavarësisht se nga ku transmetojnë kanë ndjekësit e tyre besnik si p.sh emisioni “Opinion” me drejtues Z.Blendi Fevziu do të ketë ndjekësit e tij nga kudo që do të transmetohej. Trendi i emisioneve të patentuar siç janë “The Voice” apo “Dancing with the stars” ishte deri para 2-3 vitesh. Ky trend tashmë po pëson rënie. Humbjen më të madhe televizionet do ta kenë nga pamundësia e transmetimit të filmave dhe serialeve televizive. Televizionet duhet të kuptojnë se filmat dhe serialet po kalojnë në një rrjet të ri shpërndarje dhe të marrësh të drejtat për ti transmetuar në Shqipëri janë lek të hedhura kot. Çuditem se si seriale të përfunduara vijojnë transmetimin në ekranet kombëtare Shqiptare, për më tepër dhe prodhime origjinale platformash të cilat nuk janë në shitje për transmetime lokale.

 

Epoka e platformave

Para 4 vjetësh mendohej se e ardhmja e televizionit do ishte në aplikacione, por nuk ndodhi ashtu sepse garën e fituan platformat. Me përhapjen e platformave si Netflix, Hulu, Amazon, HBO Max, Walt Disney distribucioni ka ndryshuar. Nëse para 5 vjetësh një serial transmetonte një episod në javë në USA dhe transmetimi në Shqipëri vinte pasi ishin transmetuar dy ose tre sezonet e para, tani me platformat audienca pret premierën globale të gjithë sezonit i cili transmeton  12-13 episodet e sezonit njëherësh. Marrim këtu shembullin e “Casa del Papel” ose “Money Heist”, që me premierën e pjesës së tretë thyen rekordin e shikueshmërisë së serialeve jo anglishtfolëse me 34 milionë shikues vetëm javën e parë. Me këtë shikueshmëri dhe zinxhir të shkurtër distribucioni i cili përkthehet në arkëtim të menjëhershëm të të ardhurave asnjë nuk mendon që t’ia shesi serialet televizioneve. Me anë të platformave janë thjeshtuar dhe territoret. Një platformë kërkon të drejta globale për filmin por disa filma mund të jenë të shitur në territore të ndryshme. P.sh Nëse unë shikoj filmin “I vetëm në shtëpi” tek RTSH atëherë çdo platformë nga ato të lartpërmendurat nuk mund ta transmetojë filmin në territorin që mbulon RTSH.

Lufta e platformave me njëra-tjetrën

Platformat kanë luftën e tyre për të siguruar të drejtat e serialeve më të ndjekura. P.sh sit-com “Friends” nga Netflix në vitin 2020 kalon në HBO Max dhe shumë studio prodhimi po krijojnë platformat streaming për prodhimet e tyre. Kështu kthehemi në një sistem online të studiove të dikurshme. Nëse studiot e humbën kontrollin e kinemave në vitin 1948 me ndarjen e prodhimit nga distribucioni dhe projektimi në kinema duke shënuar kështu fundin e Epokës së Artë të “Hollywood-it”, tani i kthehet përsëri në dorë me anë të platformave online. Për këtë arsye në të ardhmen televizioni do të kthehet në një supermarket gjigand platformash, secila me prodhimet e saj dhe me pak hapësirë për prodhime lokale.

Një këshillë për të mbijetuar

Ato media të cilat duan të vijojnë të qëndrojnë në treg, nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveç se të prodhojnë produkte origjinale mediatike. Le të nisim me hapa të vegjël në fillim me “remake” të skenarëve të gatshëm, më pas me skenarë origjinalë. Duhet të stërvisin syrin për të afruar talente në skenar, regji dhe kast aktorësh. Të nisin lëvrimin e zhanreve si sit-com, telenovela, seriale dhe filma me syrin se si të lexojnë mirë audiencën, e cila sa vjen dhe bëhet më e sofistikuar. Jam e sigurt se aq sa kushton një serial i huaj aq mund të prodhohet dhe një serial vendas dhe mos kujtoni se po prodhoni vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqipfolësit në të gjithë globin. Shumë shpejt do të jeni ju që këto prodhime do t’ja shisni platformave të huaja. Uroj që herën tjetër kur të merrni pjesë në marketet e televizionit mos të shikoni vetëm për të blerë përmbajtje të huaj, por për të gjetur partnerë për prodhimet e juaja origjinale.

 

Elkjana Gjipali është producente dhe regjisore me një eksperiencë  10 vjeçare. Ajo është pedagoge e Produksionit të Filmit dhe Televizionit në Degën e Multimedias në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: elkjana gjipaliepoke e retelevizone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Modelja e njohur ekspozon linjat e përsosura në Bali

Modelja e njohur ekspozon linjat e përsosura në Bali








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera