Tashmë është një ndër emrat më të pëlqyer të skenës shqiptare dhe kënga me titull “A po t’pëlqen” ishte pasaporta e Enca Haxhiajt drejt suksesit. Por këngëtarja duket se nuk ka pasur gjithmonë këtë dashamirësi, të paktën jo nga kolegët. Kështu është shprehur vetë Enca, e cila ka treguar se raporti mes saj dhe kolegëve ka ndryshuara nga periudha kur nuk kishte emrin që posedon sot. Ajo shpjegon se gjatë kohës që ishte një artiste e re në ngjitje, ka pasur artistë e kolegë qe as nuk i ngrinin telefonin. Sidoqoftë, sot gjërat kanë ndryshuar dhe Enca ka tërhequr vëmendjen edhe të një komediani gjerman, i cili ka promovuar këngën e saj. Këngëtarja shprehet se nuk e ka paguar aktorin për këtë promovim, e njëkohësisht rrëfen se shumë shpejt do të sjell këngën me titull “Call me Goddess”.
https://www.youtube.com/watch?v=FVCPdv7Th7I