Rania Zeriri, ish-yll i muzikës pop në Holandë, është gjetur duke jetuar si e pastrehë në Mercogliano, Itali. Pas vdekjes së nënës së saj, artistja 39-vjeçare ndodhet në gjendje të rënduar mendore dhe refuzon ndihmën e të tjerëve, duke pretenduar se flet me Zotin.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Vittorio D’Alessio, ka njoftuar se autoritetet po përpiqen ta ndihmojnë, ndërsa janë kontaktuar edhe përfaqësues të ambasadës holandeze. Psikologët dhe shërbimet sociale italiane po punojnë për t’i siguruar asaj një strehë të përkohshme.
Karriera e Zeririt nisi në “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS) në 2008, ku arriti në vendin e pestë, duke fituar famë në Gjermani dhe Holandë. Miqtë dhe qytetarët po bëjnë thirrje për ndihmë, ndërsa edhe një deputet italian është angazhuar për ta ndihmuar të riintegrohet në shoqëri.








