Aktorja turke që luan në serialin “Fate të kryqëzuara”, i cili jepet në fundjavë në televizionin Klan, është bërë shembull për shumë femra me veshjet e saj. Ajo ndjek tendencat e fundit të modës dhe është një femër plot sharm. Ebru Özkan, e cila edhe pse nuk është personazhi pozitiv në film ka rrëmbyer vëmendjen e gjinisë femërore, me veshjet e saj, që tregojnë klas dhe elegancë.