Diola Dosti dhe Nita Latifi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, krijuan një shoqëri mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën që dukej se do të vazhdonte edhe jashtë saj. Por nuk ka ndodhur kështu.
Diola, ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për herë të parë rreth miqësisë së tyre duke u shprehur se nuk janë më shoqe.
Shkak për këtë, sipas Diolës, u bë ftohtësia dhe indiferenca e Nitës, duke shtuar se i gjithë përkushtimi dhe investimi që i dha shoqërisë së tyre brenda “Big Brother Vip”.
“Investimi emocional që unë dhashë aty brenda nuk u barazua jashtë. Pashë një energji totalisht ndryshe dhe pak e zhgënjyer dhe thashë: “E di çfarë, kur unë investohem dhe nuk marrë diçka mbrapa unë më mire të fus vizën.” I uroj më të mirat në jetë se është një vajzë shumë e mirë”, tha Diola.








