Diola Dosti nuk ka plane të afërta për një fëmijë të katërt, megjithatë nuk e përjashton si mundësi. Në një intervistë për podkastin e Evi Reçit, “Mami Evita”, Diola u pyet nëse po mendon për një fëmijë të katërt me partnerin e saj, Erolld Belegun.
“Mendoj që kemi kalamaj mjaftueshëm për të rritur, Erolldi ka dy fëmijë, unë kam tre. Kështu që, po i sistemuam këta të pestë mirë jemi”, -tha Diola me të qeshur dhe duke shtuar, “Sido që të jetë, ne bëjmë vetëm gjëra që na bëjnë të dyve të lumtur. Kështu që, nëse e mendojmë se ajo gjë do të na bëjë të lumtur, pse jo?”
Diola është nënë e tre vajzave me ish-partnerin e saj, Dardan Baftiun.