Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Disa këngëtarë zgjodhën videoklipe me emra të njohur të showbiz-it shqiptar, ja kush janë ato

09/03/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Disa këngëtarë zgjodhën videoklipe me emra të njohur të showbiz-it shqiptar, ja kush janë ato

Një nga gjërat më të rëndësishme tek një këngë, është videoklipi. Shumë këngëtarë shqiptarë kanë vendosur që si imazh kryesor të kenë emra të njohur të showbiz-it shqiptar. Shumica kanë qenë modele si Angela Martini, Vildane Zeneli, Oriola Marashi, apo dhe këngëtare të njohura si Dafina Zeqiri, Greta Koci, Eni Koci etj. Për më tepër, hidhini një sy listës më poshtë.
1. Ledri Vula- ‘100 Probleme’
Pas shumë vitesh larg muzikës dhe Shqipërisë, Ledri Vula u rikthye me këngën ‘100 Probleme’. Jo vetëm kënga, por edhe videoklipi u komentua shumë nga mediat, për shkak të pranisë së modeles së njohur Angela Martini. Në atë kohë, Ledri dhe Angela thuhej se ishin në një lidhje, madje reperi i dedikoi asaj disa vargje.





2. Tingulli Trent- ‘Po t’shoh përmas’
Ashtu si çdo këngë e grupit ‘Tingulli Trent’ ose ‘Babastars’ tani, edhe ‘Po t’shoh përmas’ rezultoi shumë e suksesshme. Në videoklip vihet re prania e një femre shumë të bukur dhe të njohur në të njëjtën kohë, Suzana Mushkolaj, mamaja e Argjentina Ramosaj dhe një moderatore shumë e njohur në Kosovë.

3. Seven ft. Tuna-‘Maria’
Modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli, ka qenë imazhi kryesor i këngës ‘Maria’, e cila shfaqet me veshje pak të hapura dhe bën lëvizje provokuese, Vildane momentalisht jeton jashtë shtetit, ku dhe vazhdon karrierën e saj si modele.


4. Capital T- ‘U bo vonë’
‘U bo vonë’ është pjesë e një ndër albumeve të para që Capital T ka publikuar, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe vazhdon të dëgjohet ende. Reperi ka vendosur që videoklipi të jetë pak më i veçantë dhe ka bërë pjesë të tij personazhe të njohura të showbiz-it. Ndër to përmendim Nora Istrefin, Dafina Zeqirin, Greta Koçin, Tunën, dhe Eni Koçin.

5. Jonida Maliqi- ‘Jam bërë si ti’
Në vitin 2015 Jonida Maliqi erdhi me një baladë me titullin ‘Jam bërë si ti’. Këngëtarja kishte zgjedhur të bënte një videoklip të thjeshtë dhe si protagonist kishte zgjedhur balerinin e njohur të ‘Top Channel’, Ledian Agalliaj.

6. Alban Ramosaj- ‘Bitchi Mesnatës’
Alban Ramosaj është një nga këngëtarët më të pëlqyer, jo vetëm prej muzikës që ai bën, por edhe nga pamja tërheqëse. Një vit më parë ai publikoi këngën ‘Bitchi Mesnatës’ dhe si protagoniste kishte zgjedhur mikeshën e tij dhe modelen Alesia Noka.

7. Noizy- ‘Toto’
‘Toto’ ishte një bashkëpunim i reperit shqiptar Noizy, me një reper gjerman Raf Camora. Në videoklip ka shumë balerina dhe vajza pjesëmarrëse, por ajo që bie në sy është Oriola Marashi, e cila është pjesë e grupit ‘OTR’.

8. Majk ft. Ghetto Geasy- ‘Sjena Mo’
‘Sjena Mo’ është bashkëpunim mes djemve të grupit ‘Babastars’. Kënga u kthye në hit veror dhe dëgjohej kudo, por edhe videoklipi tërhoqi vëmendjen e tij. Vajza kryesore e videoklipit ishte Arbenita Ismajli, modelja shqiptare që momentalisht jeton jashtë shtetit, ose ndryshe partnerja aktuale e reperit Fero.

9. Majk ft. Ghetto Geasy- Ajo
Një tjetër bashkëpunim që u kthye në hit veror me një tjetër bukuroshe shqiptare si protagoniste. Këtë herë, reperët zgjodhën Xhesika Berberin, e cila momentalisht vazhdon karrierën e saj në Amerikë./revistawho.com

Tags: emra te njohurKengetarene videoklipeshqiptarsjellin
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Next Post
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson bien dakord për kujdestarinë e vajzës

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson bien dakord për kujdestarinë e vajzës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera