Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Disa këshilla se si të visheni për çdo ditë të javës në punë

12/03/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Disa këshilla se si të visheni për çdo ditë të javës në punë

Shumë prej nesh i ka ndodhur që të gjendet përballë gardërobës e të mos dijë se çfarë të veshë apo se si t’i kombinojë veshjet që ka. Ky është një ndër problemet që femrat e hasin shpesh, edhe pse mund të kemi një duzinë me rroba.





E rëndësishmja është të dimë të ndajmë veshjet e punës me ato të pasditeve apo të darkave. Një veshje e mirë pune është një pasaportë si për pamjet tone ashtu edhe për të ngjitur shkallët e karrierës. Më poshtë keni disa këshilla se si të visheni për çdo ditë të javës në punë.

Dita e hënë është një nga ditët që na gjen shpesh me humor të keq, për arsye se ende nuk e kemi marr veten nga fundjave dhe si rrjedhojë, nuk i kushtojmë shumë rëndësi veshjes. Megjithatë, në qoftë se këtë pjesë e merrni me dembelizëm, mos u mërzisni një veshje “total black” e kombinuar me një pallto bezhë dhe një palë taka stileto, do t’ju bëjë të dukeni “In” dhe të kombinuara.


Një ndryshim “look”-u nga dita e hënë do t’ju bëjë më interesante në sytë e kolegëve. Ndryshojeni pamjen tuaj ditën e martë, duke lënë mënjanë pantallonat, për t’i zëvendësuar me një fund të zi treçereksh pas trupi, i kombinuar me një këmishë pastel ose bezhë, dhe një xhaketë e zezë. Këpucët duhet të jenë sërish me takë.

Për ditën e mërkurë mund të zgjidhni një kombinim klasik. Dihet se rregulli zyrtar i ngjyrave të këshillueshme për ambientet e punës janë ngjyra gri ose blu. Pra, në qoftë se doni të respektoni “dress/code” e zyrës së punës tuaj, kostumin pantallona- xhaketë ngjyrë të zezë, zëvendësojeni me një kostum ngjyrë gri ose blu të errët, kjo do t’ju bëjë të dukeni e rregullt, klasike dhe më të përgjegjshme përballë shefit dhe kolegëve.

Një fustan krem-mëndafshi me fantazi të ndryshme dhe të paekzagjeruar, duhet të kthehet në veshjen tuaj të preferuar. Sepse është një fustan i rehatshëm, modern dhe me një prerje shumë femërore. Luani me ngjyrat, guxoni sepse ngjyrat janë ato të cilat i japin gjallëri pamjes tuaj, por kujdes, mos ekzagjeroni! Sipër fustanit mund të vishni një pallto të gjatë.

Erdhi fundjava! Tani pamja juaj është më e qeshur. Një bluzë apo këmishë mëndafshi me një fund me pala korrenti, do t’ju bëjë të dukeni më të këndshme në ambientet e punës. Kryefjala e sezonit të ri do të jetë ngjyra e argjendit. Ndërkohë mos harroni të luani me detajet, në qoftë se jeni një adhuruese e “printeve animal”, atëherë detaji që do të godasë do të jetë në këpucët tuaja. Një palë këpucë me këto printe do t’ju bëjë të dukeni trendi dhe jo e ekzagjeruar./tch

Tags: puneveshje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Tani veshjet Fatonit ia blen Era, menaxheri e falenderon publikisht

Tani veshjet Fatonit ia blen Era, menaxheri e falenderon publikisht








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera