Nga Dr. Adem Harxhi
Jeta seksuale është me shumë rëndësi për shumicën e njerëzve. Është kjo arsyeja, që gjatë historisë njerëzore, për të janë thënë të vërteta e të pavërteta. Ato vazhdojnë të thuhen e të besohen edhe në ditët e sotme, edhe pse të gjithë mendojnë e pretendojnë se dinë dhe bëjnë seks pa kufi. Në kulturën tonë ka shumë mite lidhur me jetën seksuale. Disa prej tyre janë të vërteta dhe u duhet besuar, por të tjera janë gënjeshtra dhe nuk duhet t’u besojmë, sepse ato bëhen shkak për shumë keqkuptime.
Më poshtë po rendis disa nga “gënjeshtrat” të cilave nuk duhet t’u besoni:
Gënjeshtra e parë: Burrat duan seks më shumë sesa gratë.
Kjo nuk është e vërtetë. Fakti që burrat, të dëshiruar, duan të shtyjnë penisët e tyre në organet e grave (që janë për këtë punë), nuk do të thotë se ata kanë më shumë dëshirë për seks sesa gratë. Ka shumë faktorë të tjerë që i bëjnë gratë të duken më pak të interesuara për seks. Le të rendisim disa nga këta faktorë, pa pretenduar se i themi të gjitha.
a- Është e vërtetë e pamohueshme që gratë, thuajse në çdo familje, bëjnë shumë më shumë punë shtëpie, përpara se të kryejnë marrëdhënie seksuale me burrin e “çlodhur”. Pra ato janë përgjithësisht të konsumuara, ndërsa burrat jo. Kush është i lodhur e pa gjumë, nuk kërkon seks, por pushim e çlodhje.
b- Cikli hormonal, me të cilin lidhet cikli menstrual i grave, është i tillë që i bën gratë të ndihen sikur janë të tejngopura me seks, veçanërisht, në disa periudha të caktuara të muajit.
c- Gratë nga natyra, janë më emocionale dhe duan më shumë seks se burrat, por ato nuk kanë pse t’i luten atij, kur ai vetë, vazhdimisht, kërkon seks.
Gënjeshtra e dytë: Një partner me eksperienca seksuale, është një dashnor më i mirë.
Ka shumë të ngjarë që, kush di më shumë për seksin dhe ka pasur më shumë eksperienca seksuale, do të jetë më i mirë në shtrat sesa një që është i/e virgjër dhe pa eksperiencë. Por, në qoftë se një grua është e çmendur pas një dashnori pa eksperiencë seksuale fizike dhe emocionale dhe e do atë shumë, ky do të ishte seksi më i mirë që ajo ka pasur ndonjëherë. “Seksi i mirë” ka të bëjë më shumë me perceptimin dhe trurin, sesa me teknikat seksuale dhe organet gjenitale.
Gënjeshtra e tretë: Çiftet e lumtura bëjnë jetë seksuale më të mirë.
A ka mundësi të më tregoni një çift që bën seks epshor, të tërbuar, pa asnjë kontroll, çdo natë, pasi kanë fjetur në një krevat shumë vjet? Mos u besoni këtyre gënjeshtrave dhe flakini këto ide të gabuara! Jeta, me të gjitha presionet e saj, ndikon tek të gjithë. A u besoni atyre që ju thonë se bëjnë seks të mrekullueshëm pas pesë vjet martese dhe pasi kanë lindur dy fëmijë? Kjo mund të jetë e vërtetë. Por në shumicën e rasteve, ata që ju thonë kështu mendojnë ndryshe. Për ata, ju të “pakënaqurit” nga seksi, bëni seks të mrekullueshëm, por ata nuk duan ta pranojnë se janë më keq se ju. Ka dhe një arsye tjetër që mund të jetë e vërtetë: Përcaktimi i tyre lidhur me seksin e mrekullueshëm është ndryshe nga i juaji. Ose ata mund të bëjnë seks vërtet të mrekullueshëm, por bëjnë seks shumë rrallë, vetëm një herë në muaj. Siç e kuptoni, çdo gjë është subjektive.
Gënjeshtra e katërt: Seksi spontan është më i mirë se seksi i planifikuar.
Dëshira seksuale është në ngjitje në fazat e para të marrëdhënies, por hormonet që nxisin ngjitjen, bien pas afërsisht 18 muajve. Ju jeni me fat po t’ju ndodhë kështu, sepse shumë çifte konstatojnë se dëshira bie dramatikisht pas nëntë muajve. Por ju lutem, mos bëni panik! Kjo nuk do të thotë se ju nuk do të keni qejf për njëri-tjetrin përsëri. Kjo do të thotë se duhet t’u kujtoni mendjes dhe trupit se sa shumë e doni seksin. Seksi spontan zakonisht është seks i mirë, por planifikimi i një sesioni me seks, pritja dhe pjesëmarrja në lojën seksuale, e bëjnë seksin shumë të mirë.
Gënjeshtra e pestë: Burrat janë më bredharakë se gratë.
Kjo mund të jetë e vërtetë, por jo aq sa mendoni. Kur janë anketuar për jetën e tyre seksuale, burrat e ekzagjerojnë përfshirjen e tyre në marrëdhënie të ndryshme, ndërsa gratë, për arsye të presionit social, e fshehin përfshirjen e tyre të gjerë. Kjo varet shumë edhe se sa tërheqës janë personat që pyeten. Një grua seksualisht tërheqëse dhe e çliruar nga tabutë, ka gjasa të ketë pasur më shumë partnerë seksualë sesa një djalë jo aq tërheqës rreth së njëjtës moshë. Ky është oportuniteti. Pra, bën më shumë, kush ka më shumë oportunitete.
Gënjeshtra e gjashtë: Kush tradhton, nuk e do partnerin.
Kush mendon kështu, e ka gabim. Kur partneri tradhton, kjo nuk do të thotë se, domosdoshmërisht, nuk e do bashkëshortin. Kjo, në më të shumtën e rasteve, do të thotë mungesë respekti për bashkëshortin, kur të dy kanë premtuar të jenë në marrëdhënie monogame. Ka njerëz që monogaminë e quajnë një mit që ia kanë imponuar me detyrim qenies njerëzore. Këtu bëhet fjalë për një strukturë gjenetike që e gjen në të gjitha kafshët. Edhe tek zogjtë, që thuhet se e kanë të shtrenjtë çerdhen, rreth 70% e pasardhësve janë bastardë. Një profesor i psikologjisë shkruan, se lloji i vetëm në natyrë që nuk kryen tradhti bashkëshortore është ameba njëqelizore, tek e cila, dy partnerët (njëqelizorë) shkrihen në një organizëm njëqelizor të vetëm.
Gënjeshtra e shtatë: Grave nuk u pëlqen pornografia.
Janë të shumta gratë që interesohen për erotika të mira femërore, ndaj ky është një mendim i gabuar. Krejt ndryshe, edhe gratë janë të interesuara ndaj materialeve pornografike, ndonëse pornografia i viktimizon gratë. Jo vetëm burrat janë të lidhur me fantazi të përflakura, por edhe shumë gra janë të tilla. Kush e mohon këtë, nuk thotë të vërtetën. Çdo grua do të dëshironte petale trëndafilash të shpërndara nëpër shtrat dhe mesazhe romantike të natyrave të ndryshme.
Gënjeshtra e tetë: Shumica e grave e arrijnë orgazmën vetëm me interkurs.
Vetëm 30% e grave e arrijnë orgazmën vetëm nëpërmjet penetrimit. Këtë të vërtetë vlen ta përsërisim. Shumica e grave, gjatë interkursit, kanë nevojë për stimulim të klitorit me dorë ose vibrator, që të arrijnë klimaksin. Nuk është faji, as i burrit, as i gruas. Arsyeja nuk është se penisi është i pamjaftueshëm. Është gabim i natyrës humane, që ka lejuar një diskordancë seksuale në kohë dhe hapësirë midis burrit dhe gruas. Klitori është i vendosur jashtë vaginës dhe jo atje ku duhej të ishte, brenda saj. Disa gra thonë se kanë orgazma të mira nga stimulimi i thellë i murit të përparmë të vaginës, por nuk ka si orgazmat e mrekullueshme të modelit të vjetër.
Gënjeshtra e nëntë: Burrat janë gjithmonë gati për seks.
Në qoftë se fjala është për një 17-vjeçar që sapo ka takuar dashnoren, kjo mund të jetë e vërtetë. Ai duket sikur ecën, flet, ëndërron dhe dëshiron të bëjë seks çdo sekondë, madje, edhe kur fle. Por, sapo një burrë hyn në të 20-at, shpesh edhe para kësaj moshe, momente të tjera të jetës fillojnë të bëhen po aq të rëndësishme sa edhe seksi. Gjithë kjo energji dhe përqendrim kërkohet në drejtime të tjera. Jeta e vërtetë e shkurajon shumë dëshirën për seks të burrit. Puna, stresi, presioni, faturat që duhet të paguhen, zënkat… të gjitha e ndalojnë atë të mendojë gjithë ditën dhe çdo ditë për seks. Ai nuk është më si vibratori.
Discussion about this post