Këngëtarja Ronela Hajati ka hedhur sërish benzinë mbi zjarrin e thashethemeve, këtë herë me një postim të pafajshëm… ose ndoshta jo dhe aq. Një video e publikuar prej saj, ku shfaqet duke parë një film, mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin në pyetje e hamendësime.
Ajo që bëri më shumë bujë ishte teksti që Ronela zgjodhi të vendosë mbi videon e saj:
“Disa shpenzojnë kohë duke u munduar ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar.”
Kaq u desh që ndjekësit të lidhin menjëherë fjalinë me jetën sentimentale të këngëtares, sidomos duke qenë se ajo vitrinën e lidhjes së re e pati hapur vetëm pak javë më parë. Ndonëse postimi mund të ketë qenë thjesht reflektim i skenës së filmit që po shihte, fansat nuk e kanë pritur aq qetë.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka dhënë asnjë sqarim, duke i lënë të gjithë në pritje… dhe në dyshim.









