Që një femër të ndjehet e bukur, kjo varet se sa kujdeset ajo për veten. Këtu bëjnë pjesë dieta e duhur, ushtrimet, mënyra si bën grimin, dhe kujdesi që ushtron ajo për lëkurën. Në këtë artikull ju sjellim disa teknika efikase për ruajtjen e bukurisë:
1.Pini të paktën 2.5 litra ujë në ditë. Kjo është një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur lëkurën e hidratuar dhe të re. Konsumi i ujit bën që trupi juaj të jetë i pastër nga brenda dhe nga jashtë.
- Aplikoni 2 herë në javë feta trangulli rreth syve për t’i hidratuar dhe qetësuar ato.
- Një nga maskat më të mira për flokët është ajo me kungull dhe vaj arre kokosi.
- Për këmbë sa më të buta flini me çorape pasi keni përdorur vazelinë.
- Pasta e dhëmbëve mbi pickimet e insekteve, puçrrat apo djegiet ju ndihmon për t’i eleminuar më shpejt.
- Vendosni sodë buke në dhëmbë me anën e një furçe, për t’i bërë ato më të bardhë. (Mos përdorni uthull— pasi kombinimi uthull-sodë ju dëmton smaltin)
- Përdorni maskën me vezë, limon dhe vaj ulliri për flokët dhe fytyrën.
- Përdorni sheqer si ‘scrub’ për trupin. Përziejeni me pak ujë ose vaj ulliri dhe fërkoni lëkurën kur jeni në dush.
- Merrni një akull dhe masazhoni fytyrën, për të reduktuar rrudhat dhe aknet.
- Përdorni kafen për të hequr celulitin nga trupi.